pse nuk shkoi rama ne davos nazarko show me i mire eshte ne shtepine e bardhe 697406367b0ec

Pse nuk shkoi Rama në Davos? Nazarko: Show më i mirë është në Shtëpinë e Bardhë

January 24, 2026
1 minut lexim

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, shpjegoi pse kryeministri Edi Rama nuk shkoi në Davos.

“Ne kemi të gjitha arsyet pse të jemi proamerikanë në këtë moment. Unë imagjinoj që Rama nuk ka shkuar atje dhe për t’i bërë qejfin pak evropianëve, edhe për të mos u dukur si i zellshëm për të shkuar në seancë dhe mendon që show më i mirë është në Shtëpinë e Bardhë nëqoftëse do ketë një seancë të dytë”, tha Nazarko.

“Tek politika e brendshme, Rama problemin më të madh ka ballafaqimin me SPAK-un, domethënë ecurinë e hetimeve që implikojnë njerëzit më të afërt të tij dhe ai është i vetëdijshëm dhe prandaj kishte atë sens triumfalist në fjalimin e vet që opozita, siç është zakoni, po i binte tamtamit të fitoreve, po fliste për helikopterin që do ta merrte dhe kështu që ai është shqetësimi kryesor.

Lobimi i ka rregulluar marrëdhëniet me Shtëpinë e Bardhë. Kjo është pak po e sigurt. A do ndalojë kjo veprim e SPAK-ut? Këtë unë nuk e besoj. SPAK është një fëmijë apo një krijesë që ka shumë baballarë. Ka dhe Bashkimin Europian, ka dhe Britaninë e Madhe që nuk është Bashkimi Europian, ka dhe Shtetet e Bashkuara… Kështu që, nuk është SPAK-u një mekanizëm i cili frenohet nga këto marrëdhënie”, shtoi Nazarko.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

terhiqen dolce dhe limi pauzojne lidhjen pas presionit te vazhdueshem te albes ne big brother vip kosova 4 6973f3915163c
Lajmi i mëparshëm

Tërhiqen Dolce dhe Limi – pauzojnë lidhjen pas presionit të vazhdueshëm të Albës në Big Brother VIP Kosova 4

mes raportimeve per largim nga chelsea zbulohet vlera e cole palmer 69740693195c2
Lajmi i radhës

Mes raportimeve për largim nga Chelsea, ‘zbulohet’ vlera e Cole Palmer

Të fundit nga

Tërmet 5.2 ballë godet Turqinë, epiqendra pranë Demirçit

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar rreth 20 kilometra në veriperëndim të

Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30

Në të ardhmen, personazhe të shquar, drejtues ekzekutivë dhe politikanë mund të udhëtojnë me shoferë në diçka të quajtur Aznom L’Epoque. I krijuar nga kompania e dizajnit Aznom me seli në Monza
ShkoLartë