pse nuk lejohen salianji dhe kokalari te kandidojne per kryetar ethem aga ka komision verifikimi ne pd 69c07a62cbf54

Pse nuk lejohen Salianji dhe Kokalari të kandidojnë për kryetar? Ethem Aga: Ka komision verifikimi në PD

March 23, 2026
1 minut lexim

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Ethem Aga, u përfshi në një debat me përfaqësuesin e shoqërisë civile, Migen Qiraxhi, gjatë emisionit “Terminal” me Aurora Sulçen në A2 CNN.

Debati u fokusua te mënyra se si funksionon Partia Demokratike dhe pretendimet për përjashtimin e kandidatëve nga gara. Qiraxhi akuzoi se në PD vendosen barriera për kandidatë të caktuar dhe se disa figura nuk lejohen të marrin pjesë në garë për drejtimin e partisë.

“Në partinë tënde i del barrierë çdo kandidati dhe i tregon rrugën e përjashton”, u shpreh ai, duke përmendur Evi Kokalarin dhe Ervin Salianjin. 

Nga ana tjetër, Aga e kundërshtoi këtë pretendim, duke theksuar se në PD ekziston një strukturë e posaçme për verifikimin e kandidatëve.

“Nuk lejon kjo, nuk di ta them këtë, sepse fundja e fundit… pse nuk di ta thuash këtë, duhet të dish të thuash që në Partinë Demokratike ka një komision të verifikimit të kandidaturave.”, tha Ethem Aga.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kallas e be se zhvillon bisedime me iranin dhe fuqite rajonale mbi krizen e hormuzit 69c07882a31ca
Lajmi i mëparshëm

Kallas e BE-së zhvillon bisedime me Iranin dhe fuqitë rajonale mbi krizën e Hormuzit

kosova nuk mund te prese eksperti paralajmeron fsk dhe industria ushtarake vendore celesi i sigurise se vendit 69c07ada91e1d
Lajmi i radhës

“Kosova nuk mund të presë!” / Eksperti paralajmëron: FSK dhe industria ushtarake vendore, çelësi i sigurisë së vendit

Të fundit nga

Rekordmeni Guardiola

Trajneri spanjoll Pep Guardiola ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke regjistruar titullin e 40-të si trajner. Suksesi i fundit erdhi pasi Manchester City triumfoi në
ShkoLartë