pse nuk e mbeshteti kandidaturen e bekim sejdiut per president flet hykmete bajrami 6a9f153348abc

Pse nuk e mbështeti kandidaturën e Bekim Sejdiut për president? Flet Hykmete Bajrami

September 7, 2026
1 minut lexim

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka treguar arsyet pse nuk e ka mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Bajrami tha se nuk ka pasur vërejtje për profesionalizmin apo CV-në e Sejdiut, por se profili i tij institucional nuk e ka bindur se ai do të mund ta garantonte balancën mes pushteteve gjatë një mandati pesëvjeçar.

“Unë personalisht nuk kam pasur asgjë me kandidatin. Profili i tij institucional nuk më ka bindur që zotëria mund ta bëjë balancën e pushtetit”, tha Bajrami.

Ajo theksoi se, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e presidentit për një mandat pesëvjeçar, duhet të merret parasysh edhe profili institucional i kandidatit.

Bajrami kritikoi gjithashtu mungesën e deklarimeve publike të Sejdiut lidhur me situatën kushtetuese në vend.

“Kur jap votën për president për 5 vjet, kur e mundësoj një mandat pesëvjeçar, unë shikoj edhe profilin institucional. Kurrë nuk kam dëgjuar një deklaratë të zotërisë, ai pranon që të jetë kandidat për president dhe gjysma e shoqërisë është e bindur që ne jemi në shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Na nuk e kemi parë edhe një deklaratë të tij lidhur me këtë situatë”, tha Bajrami.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a eshte ky provokimi i radhes kryetari i gazi babes urdheron cdo te hene nxenesit do ta nisin mesimin me himnin maqedonas 6a9efeb10c4e5
Lajmi i mëparshëm

A është ky provokimi i radhës? Kryetari i Gazi Babës urdhëron: Çdo të hënë nxënësit do ta nisin mësimin me himnin maqedonas

aktivisti paralajmeron nga kryeministria protesta do te hyje ne nje nivel tjeter 6a9f15b03a84b
Lajmi i radhës

Aktivisti paralajmëron nga Kryeministria: Protesta do të hyjë në një nivel tjetër

Të fundit nga

ShkoLartë