pse me shikon si nisi sherri qe perfundoi me vrasjen e 14 vjecarit dje ne maliq nje vit me pare 689f011dbd654

“Pse më shikon”/ Si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e 14-vjeçarit dje në Maliq, një vit më parë…

August 15, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë me vrasjen e një 14 vjeçari tronditi dje Maliqin dhe opinionin publik.

I mituri 14-vjeçar është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika, për pasojë ndërroi jetë në spital.

Të miturit kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë.

Sipas të dhënave të dy 14 vjeçarët janë takuar rastësisht ditën e djeshme në lokalin e fshatit Pirg.

Të dyja palët kanë qenë të shoqëruar me shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën.

Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 vit më parë dhe ka qenë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon”, që çoi në përdorimin e thikës që 14 vjeçari posedonte.

Lidhur me ngjarjen, policia njoftoi sot se ka arrestuat tetë persona, mes tyre babanë dhe xhaxhanë e autorit, të cilët fshehën thikën.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

publikohen emrat e personave qe specialja ua ndaloi vizitat te thaci ne hage 689f006d363b8
Lajmi i mëparshëm

Publikohen emrat e personave që Specialja ua ndaloi vizitat te Thaçi në Hagë

ku qendron sekreti iphone juaj do te duket sikur punon me shpejt 689f012138f7c
Lajmi i radhës

“Ku qëndron sekreti”, iPhone juaj do të duket sikur punon më shpejt

Të fundit nga

ShkoLartë