pse kerkoi ps shkarkimin e veliajt klosi perplaset me sulon tirana ka nevoje per drejtim 68cc7b953936c

Pse kërkoi PS shkarkimin e Veliajt? Klosi përplaset me Sulon: Tirana ka nevojë për drejtim!

September 18, 2025
1 minut lexim

Sulo tha se shkarkimi është në kundërshti me ligjin,  e po ashtu sipas tij, ajo që ndodhi sot në Kuvend është një tjetër paligjshmëri.

Klosi tha se programi u pengua nga opozita, ndërsa për shkarkimin e Veliajt tha se Tirana ka nevojë për drejtim.

Pjesë e diskutimeve në Top Story

Arion Sulo: ‘T’i po dënohesh kot, por ne s’kemi ça të bëjmë se nuk e mbajmë dot qytetin pa kryetar bashkia se është shumë e zhvilluar Tirana, Këtu jemi në paligjshmëri të tmerrshme. Tjetra, neni 97 i Kushtetutës, që thotë, kryeministri i emëruar, sipas nenit 96, 104, ose 105 i paraqet për miratim Kuvendit brenda 10 ditëve programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij. E ke shkelur, dhe jo Diella, por Djalli të vijë nuk ju nxjerr dot. Këtu nuk ka gjykatë kushtetuese, çfarë bëtë dje i detyruar servilët të nënshtruarit e Këshillit Bashkiak. E mblodhët dhe në mënyrë të kundraligjshme e shkarkuat se do ‘dielli’. T’i ke votuar që Berisha të kthehej në Kuvend se dielli tha ashtu, këtij ia ndërprisni mandatin

Blendi Klosi: I ngatërrove bisedat. Ne u paraqitëm, qeveria u paraqit, e paraqitëm programin dhe u shpërnda.

Sulo: Ti tallesh me kushtetutën se me mua dhe publikun nuk tallesh dot

Klosi: Kjo u pengua nga opozita dhe drejtohuni atyre. Ne ishim të gatshëm të diskutonim me orë të gjata. Ne nuk komentojmë për gjykatën, mënyra si u arrestua për ne janë shqetësuese. Por duhet zgjidhje, Tirana nuk mund të rrijë pa qeverisur deri në zgjedhjet e ardhshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zeqirija ibraimi vlen e ka deshmuar veten jo vetem ne pushtetin qendror por edhe ne ate lokal 68cc7a433cd1d
Lajmi i mëparshëm

Zeqirija Ibraimi: VLEN e ka dëshmuar veten jo vetëm në pushtetin qendror, por edhe në atë lokal

haaland shenon golin e 50 te ne champions league 68cc7bf3232fe
Lajmi i radhës

Haaland shënon golin e 50-të në Champions League

Të fundit nga

A i duhen arkeologë Kosovës?

Trashëgimia kulturore e Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit historik, kulturor dhe shpirtëror të vendit. Ajo përfshin monumente arkeologjike, arkitektonike, historike dhe artistike, të cilat kërkojnë mbrojtje, studim dhe menaxhim

50 milionë euro dhe dy futbollistë

Emri i Julian Alvarez po kthehet gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së merkatos europiane, teksa vera e ardhshme pritet të sjellë zhvillime të mëdha për të ardhmen e sulmuesit
ShkoLartë