pse ke perfunduar keq ne jete dhe ben strateg ne loje rozana radi le pa fjale rogertin 69e200381a2db

“Pse ke përfunduar keq në jetë dhe bën strateg në lojë?”, Rozana Radi lë pa fjalë Rogertin

April 17, 2026
1 minut lexim

Rozana me hyrjen e saj në shtëpi si musafire tregoi edhe një herë se sa lojtare e fortë ka qenë edhe kur ishte vetë në lojë.

Ajo “sulmoi” Rogertin për sjelljen e tij në shtëpi, duke i bërë pyetje të cilave Rogerti duket se nuk dinte si t’u përgjigjej.

Rozana: Për një njeri kaq strateg sa ti e tregon veten, pse s’je bërë strateg në jetën tënde dhe ke dështuar në jetë?

Rogerti: Është e pamundur në jetë të bësh strategun, se jetën e jetojmë, nuk është si lojë jeta.
Rozana: Kush tha?

Rogerti: Ja unë po ta them.

Rozana: Pse ke përfunduar keq në jetë dhe bën strateg në lojë, kur mund të përdorje strategjinë tënde për ta fituar lojën?

Rogerti: Jeta nuk është lojë.

Rozana: Jo, nuk është lojë, por çdo njeri ka një strategji.

Rogerti: Po unë nuk e kam pasur.

Rozana: Po atëherë ç’të duhet strategu në lojë ty?

Rogerti: Po nuk kam vese unë, nuk luaj lojëra fati unë.

Rozana: Si s’ke vese?

Rogerti: Nuk kam.

Rozana: Po ke vese edhe këtu.

Rogerti: Çka kam këtu?

Rozana: Po nuk ke lojën e fatit, por ke vese të tjera.

Rogerti: Çka kam?

Rozana: Plot, ja këtë që po bën tani e ke ves.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

8 kilometra rruge ne kembe per te arsimuar vetem 2 nxenes mesuesi nderron jete nga ataku kardiak po kthehej per ne shtepi 69e1febe34793
Lajmi i mëparshëm

8 kilometra rrugë në këmbë për të arsimuar vetëm 2 nxënës, mësuesi ndërron jetë nga ataku kardiak, po kthehej për në shtëpi

kryeparlamentari gashi ne stamboll takon homologun e tij turk numan kurtullmush 69e2067a2fcb2
Lajmi i radhës

Kryeparlamentari Gashi në Stamboll takon homologun e tij turk Numan Kurtullmush

Të fundit nga

ShkoLartë