pse i flet kamerierit sherri per nje kafe la dy te vdekur ne manez zbardhet dinamika 68f88ac6894a7

“Pse i flet kamerierit”/ Sherri për një kafe la dy të vdekur në Manëz, zbardhet dinamika

October 22, 2025
1 minut lexim

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se konflikti me dy të vdekur mbrëmë në Durrës, ishte banal.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Manëz rreth orës 01:45, ku njëri prej viktimave ka kërkuar kafe, por nuk i është shërbyer për shkak të ekspresit të fikur.

Irritimi i klientit me kamerierin, ka nxitur palën tjetër dhe kaq ka mjaftuar për sherrin që ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga shtetasi D. P., 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz. Ndërsa viktima tjetër, Aranit Kurti, dyshohet se është vrarë nga vetë Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.

Policia e Durrësit ka nisur kontrollet për kapjen e shtetasit D. P., i cili aktualisht është në arrati.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjuriq konsultohet per kosoven me ambasadorin rus ne okb 68f88a2128e65
Lajmi i mëparshëm

Gjuriq konsultohet për Kosovën me ambasadorin rus në OKB

koreja e veriut leshon raketa balistike ndersa trumpi pergatitet per udhetimin ne azi 68f88b3543cb9
Lajmi i radhës

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike ndërsa Trumpi përgatitet për udhëtimin në Azi

Të fundit nga

ShkoLartë