pse dj dagz mendon qe bbva 1 ishte edicioni me i bukur 69aab1d60c919

Pse Dj Dagz mendon që BBVA-1 ishte edicioni më i bukur

March 6, 2026
1 minut lexim

Të ftuar në emisionin “Vibin” në Andale Media, Dj Pm dhe Dj Dagz folën ndër të tjera edhe për eksperiencën e tyre në “Big Brother VIP Albania 1”.

Të pyetur nga moderatorja Keisiana Hoxha nëse do donin ta riprovonin si eksperiencë, djemtë ndanë mendime të ndryshme.

Dj Pm shprehu se nuk i mungonte fare dëshira, por do donte të ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova”:

“Unë po, me shumë qejf. Mua nëse ma bëjnë ftesën, isha futur, në tjetrin kuptohet, jo këtu.”

Dj Dagz nga ana tjetër ishte po aq i qartë sa Pm, por për faktin se nuk do hynte më kurrë në Big Brother:

“Unë? Kurrë. Nuk është se s’e dua si format, po sinqerisht unë dua formatin e Big-ut që ka qenë te 1-shi.”

Sipas Dagz, “Big Brother VIP Albania 1” nuk ka lidhje me edicionet pasardhëse:

“Se formati i Big-ut me ne, me 2-shin, 3-shin, 4-ën, 5-ën, nuk ka të bëjë fare. Zero.”

Ai argumentoi se mendonte në mënyrë të tillë pasi në edicionet pasardhëse konkurrentët u fokusuan shumë në “lojë” dhe justifikuan gjithë veprimet për hir të saj:

“E para, në Big-un tonë nëse thoje ‘është pjesë e lojës’…në këtë rast s’ka ndodhur. Nëse gjen dikë në Big që ka thënë ‘është pjesë e lojës’, ‘strategjia ime’…nuk ka shanse. Sinqerisht te ne ka qenë [gjithçka e vërtetë], ndoshta jo 100% se ka pasur që e kanë ditur që është lojë ose lojë nervash siç i thonë sot, që çdo gjë e bëjnë për lojë.”

Dagz shprehu se nuk është dakord që si gabimet, por edhe veprat e mira, rezultojnë të jenë bërë nga banorët për lojë, duke nënkuptuar se “Big Brother VIP Albania 1” ishte më i vërtetë dhe për rrjedhojë, edicioni që i qëndroi më së shumti formatit të Big Brother që ai parapëlqen:

“Çfarëdo që ndodh, kanë atë argumentin që edhe nëse është gabim deri në maksimum, po edhe nëse është mirë deri në maksimum, është në kuadër të lojës.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjuajti me arme ndaj gruas dhe kercenoi vajzat e tij ndalohet nje person ne shkup 69aaafbbc7a19
Lajmi i mëparshëm

Gjuajti me armë ndaj gruas dhe kërcënoi vajzat e tij, ndalohet një person në Shkup

lewandowski me guardiolen e kuptova futbollin ndryshe 69aab8a258455
Lajmi i radhës

Lewandowski: Me Guardiolën e kuptova futbollin ndryshe

Të fundit nga

ShkoLartë