pse deshtoi eksperimenti i delhit per smogun toksik me shi artificial 69023633a246c

​Pse dështoi eksperimenti i Delhit për smogun toksik me shi artificial?

October 29, 2025
1 minut lexim

Autoritetet në Delhi, India, kryen një provë të pasuksesshme të “mbjelljes së reve”, teknikë për të stimuluar reshjet e shiut, për të përmirësuar ndotjen e ajrit,

Eksperimentin e realizuan IIT Kanpur dhe qeveria e Delhi, duke përdorur një avion Cessna për të shpërndarë grimca iodidi argjendi dhe klorid natriumi. Për shkak të mungesës së lagështisë, reshjet nuk ndodhën, por u regjistrua një ulje e lehtë e grimcave PM 2.5.

Eksperti Manindra Agarwal theksoi se kjo nuk mund të jetë një zgjidhje afatgjatë për ndotjen. Cloud seeding funksionon vetëm me nivel të mjaftueshëm lagështie dhe ka rezultate të pasigurta.

Sipas BBC, kjo ishte provë e parë për ndotjen në 53 vjet, ndërsa eksperimente të ngjashme më parë ishin për menaxhimin e thatësirës.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo metodë është e shtrenjtë, me sukses të kufizuar dhe efektet e saj afatgjata në cilësinë e ajrit nuk janë të dokumentuara. Globalisht, rezultatet e “mbjelljes së reve” janë të përziera, transmeton KosovaPress.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish deputeti i ps emerohet ne krye te postes shqiptare 690235c34bbaf
Lajmi i mëparshëm

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

rritet bilanci i viktimave nga sulmet ne gaza mes tyre dhjetera femije vijojne kerkimet nen rrenoja 690237e7629a3
Lajmi i radhës

Rritet bilanci i viktimave nga sulmet në Gaza, mes tyre dhjetëra fëmijë/ Vijojnë kërkimet nën rrënoja

Të fundit nga

ShkoLartë