pse berisha e le turbull pd ne 68b48652c0417

Pse Berisha e lë turbull PD-në?!

August 31, 2025
min lexim

Nga Ben Andoni

Nuk ka amulli dhe paqartësi më të madhe për betejat politike që e presin një formacion, nëse ka të paqarta strukturat e veta. Kjo është situata e sotme e PD-së, dukuri që po ndodh normalisht, sidomos qysh pas inicimit nga Berisha të “Foltores” por edhe konjukturave meskine të gjithë shpurës së tij të ngushtë që ia doli ta vendosi veten në Listat e Sigurta. Për fat të keq, shumë të tjerë nuk mundën t’ia dilnin dot në Listat e Hapura për përballjen e vështirë dhe pa rregulla të PS-së dhe një pjesë tjetër që e kundrojnë tashmë PD-në me nostalgji por aspak dëshirë për t’u identifikuar.

Në shumë raste, artikullshkrues të ndryshëm dhe opinionistë po merren me kanonet demokratike dhe krahasimi me përvoja të ndryshme në PD e PS, por sot mënyra sesi bëhet politika në Shqipëri po tregon se ajo është dhe mbetet domen i kryetarëve dhe i një rrethi të ngushtë të partisë që ngurtësohen në krye të saj dhe luajnë të gjitha fijet. Rasti i Berishës dhe dorëzimi i të gjithë zërave qoftë dhe kundërshtare para tij tregon se PD-ja është një makinë politike me të cilën mund të punohet dhe përfitohet. Kurse PS-ja nga ana tjetër mbetet një strukturë teknologjike votimi që nuk ia del ndonjë formacion.

Por që kjo lloj makinerie e PD-së të mbetet ende në punë duhet të funksionojë me karburantin e Berishës dhe këtë e kupton cilido. Për ata që përpiqen të mëtojnë për karburant tjetër nuk ka mundësi ose më saktë ka paqartësi. PD-ja është një formacion që ka prodhuar partiza pafund, tradhtarë, të pakënaqur dhe laramanë, pasi të gjithë nuk orientohen dot në turbullirën që u sajon prej kohësh Berisha dhe njerëzit e tij. Një argument që justifikohet edhe me betejën dhe lojën e Ramës kundër tyre por më shumë me nevojën e mbajtjes së pushtetit të Berishës tek ky formacion, madje edhe kur gjoja ishte larg partisë. Po pse i lejohet dhe si e mundëson atë pushtet që po e lë me qëllim turbull formacionin e tij, lideri historik i PD-së?! Këtu duhet ti drejtohemi literaturës.

Ka disa lloje autoritetesh në botë, por sociologu Weber kur fliste për mënyrën sesi shoqëritë e administrojnë rendin përcaktonte tre të tilla syresh: Autoritetin Tradicional: Mbështetur më së shumti me mënyrën sesi një monark apo një i moçëm, përcakton zakonet dhe traditat e vendosura; Autoritetin Karizmatik: I cili lidhet me cilësitë personale të jashtëzakonshme të një udhëheqësi, të cilin e konsiderojnë si të ishte një profet ose një figurë revolucionare. Dhe, i ashtuquajturi Autoriteti Ligjor-Racional, figurë që lidhet me shoqëritë moderne dhe bazohet në ligje, rregulla dhe procedura të vendosura, e personalitet që lidhet më shumë me detyrën sesa individin.

Berisha në këtë modul racional të një shekulli më parë nga dijetari i sociologjisë Weber i shkon gërshetimit të modelit të dy të parave, por me tharm shumë lokalist dhe me një njohje shumë të mirë të antropologjisë shqiptare. Dhe, ia ka dalë për bukuri: Sa më e turbullt PD-ja, aq më e padukshme se çfarë ndodh (po raportohen shpesh lidhje mes palëve) por aq edhe më i madh është adhurimi për Berishën në një parti që humb me qejf me kundërshtarin, me të cilin ndajnë një lojë me rregullat e bëra vetë..!!!

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksidentohet mevlani kengetari shperthen kush na ka mallku 68b475b198a0b
Lajmi i mëparshëm

Aksidentohet Mevlani, këngëtari shpërthen: ‘Kush na ka mallku?

mickoski industria prodhuese turizmi dhe blerja e produkteve vendore kane shenuar rritje 68b487066cd89
Lajmi i radhës

Mickoski: Industria prodhuese, turizmi dhe blerja e produkteve vendore kanë shënuar rritje

Të fundit nga

Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid

Rusia ka paditur dhjetëra udhëheqës politikë dhe ushtarakë ukrainasë dhe ish-zyrtarë për “gjenocid” kundër popullsisë etnike ruse dhe rusishtfolëse të Donbasit që nga viti 2014. Midis 41 të paditurve nga Zyra e Prokurorit
ShkoLartë