psd nis peticionin per banim me te lire shahini kerkon takse per mosshfrytezim te banesave 68e3b24e7ff14

​PSD nis peticionin “Për banim më të lirë”, Shahini kërkon taksë për mosshfrytëzim të banesave

October 6, 2025
min lexim

Kandidatja për kryetare të Prishtinës nga Partia Socialdemokrate (PSD), Besa Shahini, ka nisur sot një peticion qytetar me moton “Për banim më të lirë” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ky peticion, sipas Shahinit, synon të adresojë kostot e larta të jetesës në kryeqytet, me theks të veçantë në çmimet e qirave dhe blerjes së banesave, të cilat, sipas saj, po bëhen të papërballueshme për shumicën e qytetarëve.

Në një konferencë për media, kandidatja nga PSD-ja, Besa Shahini theksoi problemin e madh të banesave të zbrazëta në Prishtinë, dhe ndikimin e tyre në çmimet e larta të banimit.

E politika kryesore që adreson çmimin e banimit sipas Shahinit, është politika e cila fut një pjesë të madhe të këtyre banesave në treg si për qira dhe për shitje.

Shahini: Janë rreth 27 mijë banesa të zbrazëta

“Janë diku njëzet e shtatë mijë banesa që janë krejtësisht të zbrazëta, një pjesë shumë e madhe e qytetit që është ndërtuar nuk është në shfrytëzim, ngaqë banesat janë përdorur më shumë si investim sesa vende për banim. Rrjedhimisht, çiftet e reja që donë me nis një jetë të pavarur, të rinjtë që donë me ardhë në qytet, me sjellë talentet e tyre, me jetu në këtë qytet, me studiu kanë gati si të pamundur për shkak të çmimeve ekstremisht të larta të banimit. Ka ardhur koha që nga fjalë të shumta të kalojmë në vepra. Politika kryesore që e adreson çmimin e banimit është politika e cila e fut një pjesë të madhe të këtyre banesave në treg, si për qira si për shitje, që është taksa për mosshfrytëzim”, tha Shahini.

Ajo bëri të ditur se përmes këtij peticioni synon ndryshimin e ligjit për tatimin në pronë, duke kërkuar përfshirjen e një neni të ri që do të mundësonte aplikimin e taksës për banesat e pabanuara.

Shahini: Po e nisim peticionin për ta bërë ndryshimin ligjor në tatimin në pronë

“Ndaj, sot po e nisim peticionin për të mbledhë nënshkrimet për ta bërë ndryshimin ligjor në tatimin pronë, për të futur edhe një nen, i cili mundëson aplikimin e taksës për mosshfrytëzim. Ne nuk jemi parti parlamentare, ndaj e zgjodhëm këtë rrugën e gjatë edhe nga fjalët po kalojmë sot në vepra që t’i mbledhim nënshkrimet dhe po shpresojmë që për gjashtë muaj, sa kemi kohë t’i mbledhim nënshkrimet e nevojshme për këtë nismë ligjore themelohet edhe Parlamenti dhe zhbllokohen edhe procese në nivel nacional që të mund të merret kjo parasysh dhe të nisë ky proces ligjor”, shtoi ajo.

Shahini sqaroi se për këtë iniciativë duhen 10 mijë nënshkrime në mënyrë që peticioni të dërgohet për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

DARKO KOSTOVSKI 2 1
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Po u japim dorën pensionistëve tanë! (FOTO)

parashikimi i yjeve per javen sipas chrysanthi kalogerit kujdes me parate dhe marredheniet 68e3b376e31e8
Lajmi i radhës

Parashikimi i yjeve për javën sipas Chrysanthi Kalogerit: Kujdes me paratë dhe marrëdhëniet!

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë