Mbledhja e Sekretariati të Etikës në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të shqyrtonte përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas kaosit të një ditë më parë në Parlament është shtyrë për ditën e martë.
Shkak i shtyrës është bërë pasi në listë për sanksionim janë shumë deputetë, të cilët duan që të njihen me provat, pasi ata pretendojnë se po përjashtohen pa të drejtë.
Kështu pas kërkesës së Gazment Bardhi u vendos që mbledhja të shtyhet për ditën e martë në orën 10:00.
“Secili deputet që ka firmosur për pezullimin e mandatit për 60 ditë, 30 ditë apo 10 ditë duhet të tregohen të përgjegjshëm. Të tregohen të përgjegjshëm dhe të paraqesin fakte. Të mos vijnë këtu dhe të akuzojnë me terma të Sigurimit të Shtetit. Na quajnë grupazh, kur në fakt gjykata e ka treguar se grup i strukturuar kriminal është qeveria e Edi Ramës.
Këtu ju keni përfshirë deputetë që nuk kanë bërë asgjë në Kuvend, por keni dashur të fshini opozitën nga Kuvendi, sepse doni një Kuvend njëpartiak. Thojeni këtu: qëllim keni pasur pengesën tonë në Këshillin e Imuniteteve, prandaj edhe ua caktuat mbledhjen në orën 9”, tha Bardhi në mbledhje.
Burimi: botasot.info


