ps behet gati per fushaten rama mbledh strukturat e tiranes 68df0cb506961

PS bëhet gati për fushatën, Rama mbledh strukturat e Tiranës

October 3, 2025
1 minut lexim

Ndërsa Erion Veliaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese të pezullojë dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Partia Socialiste vijon organizimin e strukturave në mbështetje të kandidates Ogerta Manastirliu.

Burime për Euronews Albania bëjnë kryeministri Rama nesër do të mbledhë në orën 16.30 strukturat politike të Tiranës në kuadër të punës për zgjedhjet e 9 nëntorit.

“Ju njoftojmë se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, mbledh në takim Strukturat Politike të Tiranës; nesër, e premte, date 3 tetor 2025 ora 16.30. Vendi: Hotel Tirana International (Salla Akrenia- kati 1). Ju lutem siguroni pjesëmarrjen”, ishte mesazhi qe ka shkuar në struktura për takimin e Ramës.

Një ditë më parë presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshem në 6 bashki, përfshirë Tiranë.

Ditën e sotme avokatët e Erion Veliajt ankimuan në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë.

“Dekreti presidencial është contra Constitutionem (antikushtetues). Mandati i Kryetarit të Bashkisë nuk është mandat personal, por shprehje e sovranitetit të qytetarëve të Tiranës”, thuhej mes të tjerash në ankimin e mbrojtjes së ish-kryebashkiakut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

p diddy do te denohet te premten ish prokurori nuk beson se do te marre me shume se pese vjet burg 68defa139e342
Lajmi i mëparshëm

P.Diddy do të dënohet të premten, ish-prokurori nuk beson se do të marrë më shumë se pesë vjet burg

a eshte milani favoriti i ri per te fituar serie a 68df0d16331d0
Lajmi i radhës

A është Milani favoriti i ri për të fituar Serie A?

Të fundit nga

ShkoLartë