prurjet ne shushice arrijne nivelin maksimal lumi del nga shtrati ne disa zona 695e457531665

Prurjet në Shushicë arrijnë nivelin maksimal, lumi del nga shtrati në disa zona

January 7, 2026
1 minut lexim

Prurjet në lumin Shushicë kanë arritur në nivel maksimal. Si pasojë e këtyre prurjeve, Shushica po merr para hektarë të tërë tokash bujqësore, pemë frutore, dhera, por edhe gurë.

Lumi Shushicë aktualisht mund të cilësohet kryesisht brenda shtratit të tij, por ka edhe shumë zona ku ka dalë jashtë shtratit, duke përmbytur toka bujqësore dhe kullota. Prurjet janë në rritje e sipër, çka rrezikon që, nëse vijojnë me të njëjtin intensitet, të ketë dalje të Shushicës nga shtrati.

Situata në lumin Shushicë po mbahet nën monitorim për shkak të prurjeve të larta të përrenjve, të cilët vijnë nga fshatrat e Lumit të Vlorës.

Ndërkohë, vlen të theksohet se prurjet në nivele të larta në Shushicë ndikojnë edhe në lumin Vjosë, pasi Shushica derdhet në Vjosë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në shtimin e sasisë së ujërave që përfundojnë në këtë lumë.

Në vijimësi, për shkak të prurjeve, rrezikohen edhe hektarë të tjerë tokash bujqësore. Rreziku për banesat mbetet ende i largët, por nuk përjashtohet mundësia e përmbytjes së tyre nëse prurjet shtohen me intensitet.

Të rrezikuara janë gjithashtu edhe disa stalla apo ambiente për bagëti, të cilat ndodhen pranë shtratit të lumit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritet interesi per akomodim ne shtepite e te moshuarve nevojiten hapesira dhe staf shtese 695e391ac6d90
Lajmi i mëparshëm

Rritet interesi për akomodim në shtëpitë e të moshuarve, nevojiten hapësira dhe staf shtesë

moratti kritikon inzaghin 695e45d36a28d
Lajmi i radhës

Moratti kritikon Inzaghin

Të fundit nga

Të ardhurat nga shërbimet celulare sipas operatorëve

Numri i parapaguesve aktivë të telefonisë mobile që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar është 2.105.467, ndërsa janë realizuar 1.299.617.051 minuta kohë bisede. Parapaguesit privatë rezidencialë janë 833.089, ata postpaid
ShkoLartë