provokon koreja e veriut teston raketahedhes te fuqishem 69b6f7210ac76

Provokon Koreja e Veriut, teston raketahedhës të fuqishëm

March 15, 2026
1 minut lexim

Koreja e Veriut rindez alarmet në rajon, pasi testoi raketahedhës të fuqishëm që mund të mbajnë armë bërthamore. Udhëheqësi Kim Jong Un mbikëqyri personalisht lëshimin e raketave taktike, që me saktësi goditën një objektiv në det. Gjatë kësaj stërvitjeje, kreu i vendit komunist u shfaq krah vajzës, duke dhënë një mesazh të qartë force ndaj kundërshtarëve.



Kim deklaroi se këto armë vdekjeprurëse u shkaktojnë armiqve një shqetësim të thellë për fuqinë shkatërruese të Phenianit. Ky provokim vjen si një kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake që po zhvillojnë aktualisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut.

Motra e liderit, Kim Yo Jong, tha se stërvitjet po kryhen në “një kohë kritike, kur struktura globale e sigurisë po shembet me shpejtësi dhe po shpërthejnë luftëra në pjesë të ndryshme të botës”.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po përpiqet që të ringjallë bisedimet e nivelit të lartë për një samit të mundshëm në kryeqytetin kinez, Pekin.

Siç dihet, Koreja e Veriut ka sulmuar ashpër edhe ndërhyrjen amerikano-izraelite në Iran, duke e quajtur “akt agresioni” që sipas vendit aziatik komunist, “tregon për veprimet e kundraligjshme te Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

takse per sheqerin per te luftuar obezitetin 65 e qytetareve te rmv se jane mbipeshe 69b6f6a04ad6b
Lajmi i mëparshëm

“Taksë për sheqerin” për të luftuar obezitetin? 65% e qytetarëve të RMV-së janë mbipeshë

petrushevski protesta e lsm se per paga nje ngjarje politike e perkrahur nga lsdm 69b6fcf41a9fb
Lajmi i radhës

Petrushevski: Protesta e LSM-së për paga, një ngjarje politike e përkrahur nga LSDM

Të fundit nga

ShkoLartë