proteste per rruget ne vlore banoret e gjashte fshatrave bllokuan serish aksin kombetar 68d91f0824d78

Protestë për rrugët në Vlorë, banorët e gjashtë fshatrave bllokuan sërish aksin kombëtar

September 28, 2025
1 minut lexim

Banorët e gjashtë fshatrave të lumit të Vlorës protestuan për rrugën që lidh fshatrat e tyre me njëri-tjetrin.

Prej më shumë se 35 vitesh këta banorë janë në pritje të asfaltit, sipas protestuesve fshatrat janë braktisur pikërisht prej mungesës së infrastrukturës, e cila e bën edhe më të vështirë marrjen e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore.

Situata më e vështirë është gjatë dimrit, ku prezenca e baltës e bën edhe më të vështirë futjen e automjeteve në këtë zonë.

Protesta ishte paqësore dhe pa incidente

Aksi rrugor që lidh Vlorën me Qeparoin u bllokua për 20 minuta, vargu i makinave në këtë fundjavë që tepër i gjatë, gjithsesi protesta përfundoi sapo banorët shprehën kërkesat e tyre, që ishte shtrimi i rrugëve të 6 fshatrave.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqetesuese importi arrin mbi 5 miliarde euro per nente muaj keto jane pese shtetet qe pushtojne tregun tone 68d91e63c1540
Lajmi i mëparshëm

​“Shqetësuese”, importi arrin mbi 5 miliardë euro për nëntë muaj-këto janë pesë shtetet që pushtojnë tregun tonë

alarm ne danimarke perseri drone ne bazat ushtarake 68d91f780ec98
Lajmi i radhës

Alarm në Danimarkë: Përsëri drone në bazat ushtarake

Të fundit nga

ShkoLartë