proteste ne shkup ne mbeshtetje te palestines 689664b23d725

Protestë në Shkup në mbështetje të Palestinës

August 8, 2025
1 minut lexim

Shkup, 8 gusht – Nën brohoritjen “Krimi është bashkëfajësi!”, dhjetëra qytetarë u mblodhën sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në një protestë paqësore në mbështetje të popullit palestinez.

Tubimi, i organizuar nga të rinjtë solli zërin e solidaritetit me viktimat në Gaza, duke dënuar ashpër gjenocidin dhe duke kërkuar hapjen e menjëhershme të korridoreve humanitare.

Në protestë u tha se në Gaza nuk po ndodh një “konflikt”, po ndodh një krim. U theksua se heshtja e botës përballë këtij krimi është bashkëfajësi.

“Ne nuk jemi këtu për spektakël, por për të dhënë dëshmi. Ne ishim në rrugë, në krah të viktimës, jo të xhelatit”, u dëgjua mes brohoritjeve “Liri për Palestinën” dhe “Zëri ynë është me Gazën”. Ata thane se nuk mund ta ndalin një ushtri të tërë me pankarta, por mund ta zgjojnë botën me ndërgjegje, dhe mund të bëhen zëri i atyre që ua kanë prerë zërin.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bfi denon deklaratat ofenduese ndaj mulla jakup hasipit dhe shqiptareve ne rmv 68965fcae747d
Lajmi i mëparshëm

BFI dënon deklaratat ofenduese ndaj Mulla Jakup Hasipit dhe shqiptarëve në RMV

benzi u perplas me pishen dhe shpertheu ne flake polici hero nuk pret zjarrfikesen futet me flakeve dhe shpeton tre te rinjte ne fier 68966e23631f9
Lajmi i radhës

“Benzi” u përplas me pishën dhe shpërtheu në flakë, polici “hero” nuk pret zjarrfikësen! Futet me flakëve dhe shpëton tre të rinjtë në Fier

Të fundit nga

ShkoLartë