proteste ne shkup kunder gjenocidit izraelit ne gaza 689643aa340ff

Protestë në Shkup kundër gjenocidit izraelit në Gaza

August 8, 2025
1 minut lexim

Para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, dhjetëra qytetarë u mblodhën sot në një protestë paqësore për të shprehur solidaritetin me popullin palestinez dhe viktimat në Gaza.

Tubimi, i organizuar nga të rinj aktivistë, u shoqërua me thirrjen kryesore “Heshtja është bashkëfajësi”, duke dënuar gjenocidin dhe duke kërkuar hapjen e menjëhershme të korridoreve humanitare. Protestuesit theksuan se në Gaza nuk po zhvillohet një “konflikt”, por po kryhet një krim, ndërsa heshtja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj tij përbën bashkëpërgjegjësi.

“Ne nuk jemi këtu për spektakël, por për të dhënë dëshmi. Ne jemi në krah të viktimës, jo të xhelatit,” u dëgjua mes brohoritjeve “Liri për Palestinën” dhe “Zëri ynë është me Gazën”.

Protestuesit pranuan se pankartat nuk mund të ndalin një ushtri të tërë, por mund të zgjojnë ndërgjegjen botërore dhe të bëhen zëri i atyre që janë privuar nga e drejta për të folur.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti priti 15 te punesuar te rinj shqiptare ne ministrine e mjedisit 689643a64b5db
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti priti 15 të punësuar të rinj shqiptarë në Ministrinë e Mjedisit

bdi reagon per punesimet ne m nav 689648988db6d
Lajmi i radhës

BDI reagon për punësimet në M-NAV

Të fundit nga

ShkoLartë