proteste ne shkup kunder femicidit kerkohet pergjegjesi per dhunen dhe deshtimet institucionale 6af10e9651a40

Protestë në Shkup kundër femicidit! Kërkohet përgjegjësi për dhunën dhe dështimet institucionale

November 9, 2026
1 minut lexim

“Nuk kërkojmë mëshirë, kërkojmë përgjegjësi”! “Asnjë tjetër më shumë”! Këto ishin disa prej mesazheve në protestën ku u kërkua mbrojtje në kohë për gratë dhe vajzat që raportojnë dhunën.
Protesta vjen pas vdekjes së 17-vjeçares Biljana Kiriç nga Bogdanci. Në marshin që nisi nga parku “Guraja luftëtare”, u ndal tek Ministria e Drejtësisë dhe përfundoi te Ministria e Arsimit, u kërkua drejtësi, hetim i plotë dhe llogaridhënie për veprimet e institucioneve para vdekjes së Biljanës.

Sipas organizatorëve, ajo më parë e kishte denoncuar dhunë dhe kërcënime me jetë, pas çka u vendosën masa mbrojtëse. Iniciativa kërkon të përcaktohet se kush veproi, çfarë vendimesh u morën dhe nëse kishte ndonjë lëshim që e la vajzën të ekspozuar ndaj rrezikut.

Një protestuese për TV21 deklaroi se shteti duhet të gjejë mekanizma për t’i mbrojtur gratë kur ato raportojnë dhunën.

Protesta u organizua nga nisma joformale “Asnjë më shumë!”, e përbërë nga grup aktivistësh. Ata kërkuan gjithashtu rikthimin e barazisë gjinore në ligje dhe arsim, si dhe shkarkimin e zyrtarëve që justifikojnë ose normalizojnë dhunën ndaj grave.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

akil varfi nuk i ndahet sharr braines si femije i keq 6af0f3f212bb2
Lajmi i mëparshëm

Akil Varfi nuk i ndahet Sharr Brainës: Si fëmijë i keq

eisenkot 28 dite per te formuar qeverine e izraelit 6af10f8009af4
Lajmi i radhës

Eisenkot, 28 ditë për të formuar qeverinë e Izraelit

Të fundit nga

ShkoLartë