proteste ne prishtine per parkingje dhe hapesira te gjelbra 6971335023e95

Protestë në Prishtinë për parkingje dhe hapësira të gjelbra

January 21, 2026
1 minut lexim

Banorët e një lagjeje në kryeqytet kanë protestuar sot lidhur me tollovitë e krijuara në parkingje dhe në hapësirat e gjelbra publike të lagjes. Ata po kërkojnë nga zyrtarët komunalë të Prishtinës që të menaxhojnë më mirë situatën e krijuar.

Banorët e lagjes “Qendra” në kryeqytet po ballafaqohen tash e sa kohë me problemin e parkingjeve pranë objekteve ku jetojnë, krejt kjo sipas tyre për shkak që në zonat e tyre po parkohen automjete që vijnë jashtë territorit të Prishtinës.

 “Kjo është një protestë vetëm për t’i paralajmëruar ata që të veprojnë. Komuna na ka dhënë afat deri më 25 dhjetor. Nëse Prishtina Parking nuk vepron, ne kemi thënë që do ta marrim situatën në dorë dhe do ta rregullojmë parkingun e lagjes, por nuk doli ashtu”, tha Violeta Hasani, banore e lagjes.

Banorët kërkojnë që kjo çështje të rregullohet njëherë e përgjithmonë që banoret rezident mos të kenë problem për tu parkuar në zonën e tyre thotë një banor tjetër i lagjes.

 “Si banor duhet të pres gjysmë ore te tuneli për t’u kyçur në rrugë, sepse bëhet kaos. Shpesh duhet të vijë Policia e Kosovës për të intervenuar. Kërkoj të rishikohen të gjitha lejet, si janë dhënë ato dhe në bazë të cilave kritere, si dhe pse banorët rezidentë”, theksoi, Ilir Mulhaxhaj, banorë i lagjes.

Banorët e kësaj lagje kërkojnë që të mos diskriminohen në lagjen e tyre dhe të krijohen mundësi që hapësirat publike dhe parkingjet të jenë të lira për ta. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti i keq ne greqi shenohen dy viktima deme dhe permbytje ne athine dhe ne zonat bregdetare 69712e2d10f8b
Lajmi i mëparshëm

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

kim kardashian flet hapur per dramen me taylor swift ne podcastin e khloe 69713471ce462
Lajmi i radhës

Kim Kardashian flet hapur për dramën me Taylor Swift në podcastin e Khloe

Të fundit nga

ShkoLartë