proteste ne mamushe per mungese te energjise elektrike 695680ee5e219

Protestë në Mamushë për mungesë të energjisë elektrike

January 1, 2026
1 minut lexim

Banorët e Mamushës kanë bllokuar rrugën Piranë–Suharekë në shenjë proteste për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, të cilat po vazhdojnë tash e një javë.

Protestuesit thanë se edhe natën e Vitit të Ri e kanë kaluar pa energji elektrike, duke theksuar se kjo situatë u ka shkaktuar vështirësi të mëdha në jetën e përditshme.

Në emër të protestuesve, Nahit Bütüç u bëri thirrje autoriteteve kompetente që të ndërhyjnë sa më parë dhe të gjejnë një zgjidhje për problemin e furnizimit me energji elektrike.

Banorët kërkuan reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se nuk do të ndalen së kërkuari të drejtat e tyre derisa situata të normalizohet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kercenoi richard grenell arrestohet dhe rrezikon deri ne 5 vite burg 69568025f17ba
Lajmi i mëparshëm

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

kaia gerber kapet nga paparacet ne meksike 6956821143a1d
Lajmi i radhës

Kaia Gerber kapet nga paparacët në Meksikë

Të fundit nga

Meghan Trainor, nënë për herë të tretë!

Këngëtarja Meghan Trainor, dhe bashkëshorti Daryl Sabara janë bërë prindër për herë të tretë përmes një nëne surrogate. Pas dy djemve, familjes së tyre i është bashkuar një vajzë. “Vajza jonë Mikey

Ngjarjet e datës 22 janar

Mbahet ceremonia përmbyllëse e Programit për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë. (Menza Ramiz Sadiku në Prishtinë, ora 10:00) Në përvjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, OVL-UÇK bën homazhe
ShkoLartë