proteste me tensione ne vlore per mungesen e ujit qytetaret futen ne festen e bashkise ne teatrin petro marko dhe bllokojne shfaqjen 695186f7e7b5d

Protestë me tensione në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në festën e bashkisë në Teatrin “Petro Marko” dhe bllokojnë shfaqjen

December 28, 2025
1 minut lexim

Qyteti i Vlorës vijon të jetë pa ujë të pijshëm për disa ditë, ndërsa dhjetëra qytetarë kanë dalë mbrëmjen e sotme në një protestë përpara Teatrit “Petro Marko”, për të shprehur pakënaqësinë ndaj pushtetit lokal dhe qendror.

Qytetarët janë mbledhur pikërisht aty, ndërsa bashkia po zhvillonte një festë fundviti për punonjësit e saj.

Në duar mbanin pankarta dhe brohoritnin “Duam ujë”, ndërkohë që situata u tensionua kur disa prej tyre u përplasën me policinë që ruante ambientet e teatrit.

Protesta e qytetarëve pasqyron indinjatën për mungesën e ujit dhe për mosveprimin e institucioneve për zgjidhjen e problemit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sali nga toplica vrapcishti po mbeshtet fuqishem ndryshimin me 11 janar 695179b74bcc5
Lajmi i mëparshëm

Sali nga Toplica: Vrapçishti po mbështet fuqishëm ndryshimin më 11 janar

katharina schmid njofton kur do te terhiqet nga kercimet me ski 69518755d828d
Lajmi i radhës

Katharina Schmid njofton kur do të tërhiqet nga kërcimet me ski

Të fundit nga

ShkoLartë