proteste dhe bojkot mesimi ne shkollen ismail qemali 68b84cf9122da

​Protestë dhe bojkot mësimi në shkollën “Ismail Qemali”

September 3, 2025
1 minut lexim

Disa nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali” dhe prindërit e tyre, kanë protestuar para objektit shkollor duke kërkuar kushte për zhvillimin e mësimit, pas shpërthimit të “një gypi të kanalizimit”. Por nga drejtoria e shkollës kanë deklaruar se problemi ishte tek një puset.

“S’ka kushte, s’ka mësim”, “Shkolla pa kushte, e ardhme pa shpresë”, ishin disa nga mbishkrimet që nxënës të kësaj shkolle mbanin në duar. Derisa ndërrimi i pasdites zhvilloi të martën mësimin, klasat e pesta e bojkotuan tërësisht.

Të pakënaqur me gjendjen higjienike në shkollë për shkak të këtij problemi u shprehën prindërit që kishin dal të protestonin.

Derisa prindërit ankoheshin për kushte jo të mira higjienike drejtoresha e shkollës Ismail Qemali në Prishtinë, Mimoza Krasniqi.

“Problemi i pusetës ka shkaktuar probleme brenda në objekt. Dezinfektimi ëhstë bërë dje komplet. Klasat janë pastruar dhe janë dezinfektuar. Por, prindërit kanë kërkuar që të bëhet edhe një inspektim sanitar ditën e nesërme”, ka thë ajo për media. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gruaja dhe vellai te akuzuar per korrupsion kryeministri spanjoll sulmon gjyqtaret 68b84c03a3cc5
Lajmi i mëparshëm

Gruaja dhe vëllai të akuzuar për korrupsion, kryeministri spanjoll sulmon gjyqtarët

emilia jones shkelqen ne nyc me fustan elegant me dekolte te haput 68b84e1f4002a
Lajmi i radhës

Emilia Jones shkëlqen në NYC me fustan elegant me dekolte të haput

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë