protestat ne minnesota trump dislokon ushtrine 1500 ushtare ne gatishmeri 696ce9ae07fcc

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

January 18, 2026
1 minut lexim

Pentagoni ka urdhëruar rreth 1500 ushtarë aktivë në detyrë të përgatiten për një dislokim të mundshëm në Minesota, ku po mbahen protesta të mëdha kundër fushatës së deportimit të presidentit amerikan.



Ushtria i vendosi njësitë në gjendje gatishmërie për dislokim, në rast se dhuna në shtetin verior përshkallëzohet, raportoi Washington Post.

Shtëpia e Bardhë tha se është praktikë standarde që Pentagoni të jetë i përgatitur për çdo vendim që presidenti mund të marrë.

Presidenti Trump kërcënoi të enjten se do të përdorë Aktin e Kryengritjes për të dislokuar ushtrinë, nëse autoritetet shtetërore nuk ndalin protestat kundër zyrtarëve të emigracionit, pas një rritjeje të ndjeshme të agjentëve të ICE.

“Nëse politikanët e korruptuar të Minesotës nuk zbatojnë ligjin dhe nuk ndalin kryengritësit që sulmojnë agjentët e ICE, do të zbatoj Aktin e Kryengritjes,” shkroi Trump në Truth Social.Tensionet janë rritur në Minneapolis pas vrasjes së një qytetareje amerikane nga një agjent i ICE më 7 janar. Administrata Trump ka dërguar afro 3,000 agjentë federalë në Minneapolis dhe St. Paul, kryesisht në qytete të drejtuara nga demokratët. Trump ka justifikuar dislokimet e trupave në disa qytete të mëdha si të nevojshme për luftimin e krimit dhe mbrojtjen e pronës federale.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne bordin e paqes me 1 miliarde dollare rama genjeshter 696ce8533cc0e
Lajmi i mëparshëm

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

familja nga obiliqi fajeson qytetaret per vershimet bllokuan shtratin dhe urat e sitnices 696cea6e564fe
Lajmi i radhës

​Familja nga Obiliqi fajëson qytetarët për vërshimet, bllokuan shtratin dhe urat e Sitnicës

Të fundit nga

ShkoLartë