protestat ne greqi bllokohet qarkullimi kakavije janine ja ne cilen ore nuk do lejohen kalimet 693416854b324

Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do lejohen kalimet

December 6, 2025
1 minut lexim

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen e sotme, pasi fermerët grekë do të zhvillojnë një protestë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.

Lëvizja do të ndalohet nga ora 19:00 deri në 22:00 (sipas orës lokale greke), me përjashtim të automjeteve që transportojnë raste emergjente shëndetësore.

Policia kufitare u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat.

Këto protesta vijnë si reagim ndaj pagesave të vonuara, mungesës së dëmshpërblimeve, kostos së lartë të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të produkteve bujqësore, si gruri, pambuku dhe misri.

Fermerët shprehen të zhgënjyer edhe nga mbështetja financiare e shpërndarë së fundi, e cila sipas tyre ka qenë shumë më e ulët se pritshmëritë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si e humbi trump indine 693400c26a599
Lajmi i mëparshëm

Si e “humbi” Trump Indinë?

suedia ne alarm nendeteset ruse shfaqen pothuajse cdo jave ne detin baltik 693418b77e3da
Lajmi i radhës

Suedia në alarm, nëndetëset ruse shfaqen pothuajse çdo javë në Detin Baltik

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë