protestat ne france qeveria shqyrton bllokimin e internetit ne zona te caktuara 6ae10562e43e6

Protestat në Francë, qeveria shqyrton bllokimin e internetit në zona të caktuara

October 27, 2026
1 minut lexim

Qeveria franceze ka shqyrtuar mundësinë e kufizimit të rrjeteve sociale dhe internetit mobil në zona të caktuara, gjatë protestave të mbajtura të shtunën e kaluar. Sipas raportimeve të mediave, synimi ishte parandalimi i organizimit dhe koordinimit të protestuesve përmes platformave online.

Sipas medias “Politico”, gjatë javës para 24 tetorit, Ministria e Brendshme e Francës zhvilloi bisedime me kompanitë e telekomunikacionit për të shqyrtuar mënyrat e kufizimit të qasjes në rrjetet sociale dhe internetin mobil në zona të caktuara.

Çështja mori vëmendje më të madhe pasi kryeministri francez, Sébastien Lecornu, u kërkoi operatorëve të telekomunikacionit të përgatiteshin për kufizimin e qasjes në disa platforma, përfshirë rrjetin social amerikan X.

Kërkesa u bë e njohur përmes një letre të publikuar nga media franceze “Blast”. Sipas raportimit, përfaqësuesit e zyrës së kryeministrit, Ministrisë së Teknologjisë dhe Ministrisë së Brendshme nuk e mohuan ekzistencën e letrës.

Një punonjës i një kompanie të telekomunikacionit, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se qëllimi kryesor i qeverisë ishte bllokimi i kanaleve të komunikimit që mundësojnë organizimin dhe koordinimin e grupeve të përfshira në trazira.

Në mesin e masave të shqyrtuara ishte edhe çaktivizimi i funksioneve të ndarjes së vendndodhjes, me qëllim parandalimin e grumbullimeve të organizuara të personave që mund të mos njiheshin mes vete.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme franceze bëri të ditur se gjatë protestave mbarëkombëtare të së shtunës u arrestuan mbi 1.300 persona, ndërsa 53 pjesëtarë të forcave të sigurisë mbetën të plagosur.

Sipas të dhënave zyrtare, në protesta morën pjesë rreth 410 mijë persona në të gjithë Francën, prej tyre 110 mijë në Paris. Sindikatat, megjithatë, paraqitën shifra më të larta, duke vlerësuar se numri i protestuesve arriti në afro 800 mijë në nivel kombëtar dhe 250 mijë në kryeqytet.

Ministria raportoi gjithashtu se gjatë protestave u grabitën 24 biznese. Kjo shifër është dukshëm më e ulët krahasuar me 1.522 bizneset e raportuara një javë më parë, që përbën një rënie prej më shumë se 98 për qind.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

debati per te drejtat e autorit acromax ngre dyshime per censure ministria thote se eshte marre shembulli italian 6ae1056177cec
Lajmi i mëparshëm

Debati për të drejtat e autorit/ “Acromax” ngre dyshime për censurë, ministria thotë se është marrë shembulli italian

telefonata me putin perplas vendet nordike frederiksen kritikon finlanden dhe norvegjine 6ae105778e2d6
Lajmi i radhës

Telefonata me Putin përplas vendet nordike, Frederiksen kritikon Finlandën dhe Norvegjinë

Të fundit nga

ShkoLartë