protestat ne france pronarja e nje farmacie ne paris gjithcka eshte shkaterruar 6ad7769833ea1

Protestat në Francë, pronarja e një farmacie në Paris: Gjithçka është shkatërruar

October 20, 2026
1 minut lexim

Mbi tremijë dyqane në Francë raportohet të jenë vandalizuar ose plaçkitur nga protestuesit që tash e sa ditë janë duke u përplasur me forcat policore.

Këto pamje nga kryeqendra franceze dhe disa qytete tjera, ditëve të fundit kanë pushtuar botën.

“Përmasat e dëmit janë të jashtëzakonshme. Gjithçka është shkatërruar, gjithçka. Nuk më ka mbetur asnjë mall, e dogjën të gjithën,” ka thënë për Euronews Odelia, pronare e një dyqani farmaceutik në Paris.

“Nuk e kuptoj dot se si dikush mund t’i vërë zjarrin një ndërtese, kur sipër saj ka banesa.”

“U sollën si kafshë. Shkulën ngrohësen e ujit. Shkatërruan pajisjet e ndriçimit. A kështu protestohet kundër kostos së lartë të jetesës?”, ka thënë tutje ajo.

Ndërkaq, të martën, sipas autoriteteve, Franca do të vendosë masa të reja shtetrrethimi në zonat ku është e nevojshme.

Sipas tyre, masat e marra një ditë më parë në disa qytete “ndihmuan që nata të kalonte e qetë”.

Nën presion, qeveria ka planifikuar një tjetër seri takimesh urgjente për të martën, përfshirë bisedime me përfaqësues të platformave kryesore të rrjeteve sociale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osbe odihr denon dhunen ndaj protestuesve ne shqiperi policia te shmange forcen e paligjshme dhe joproporcionale 6ad7765c2fdc5
Lajmi i mëparshëm

OSBE/ODIHR dënon dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri: Policia të shmangë forcën e paligjshme dhe joproporcionale!

muhamed murtezi nga ld duhet te hetohet nese dikush brenda vlen it punoi kunder kandidatit tone ne bervenice 6ad776ee0dc9b
Lajmi i radhës

Muhamed Murtezi nga LD: Duhet të hetohet nëse dikush brenda VLEN-it punoi kundër kandidatit tonë në Bërvenicë

Të fundit nga

ShkoLartë