protesta per rryme ne koliq banoret pajisjet po digjen kerkojme rrjet te ri e trafo te fuqishme 696d06966d027

​Protesta për rrymë në Koliq, banorët: Pajisjet po digjen, kërkojmë rrjet të ri e trafo të fuqishme

January 18, 2026
min lexim

Mbi 60 familje të lagjes “Ahmetaj”, në fshatin Koliq të Prishtinës tash e sa kohë po mbesin me ditë pa energji elektrike, raporton KosovaPress.

Ata janë ankuar edhe për energji elektrike të dobët, e cila po u shkakton dëme materiale banorëve të fshatit.

“KEDS, respekto fshatin Koliq”, ishte një prej sloganeve në një protestë të organizuar sot nga disa banorë të Koliqit. Ata kërkuan të ndërrohen shtyllat e vjetra dhe të vendosen ato me kapacitet më të lartë të energjisë elektrike.

Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Koliq, Bedri Hajzeri tha se deri më tani asnjëherë KEDS nuk ka kthyer përgjigje ndaj ankesave të banorëve.

Si përfaqësues i banorëve ai ka kërkuar të intervenohet në rrjetin elektrik shkak i dëmeve të mëdha nëpër shtëpitë e tyre, duke u prishur edhe pajisjet elektrike shtëpiake si pasojë e rrymës së dobët dhe ndaljes së saj.

Dëmet janë të mëdha prej pajisjeve në shpi, deri në procesin mësimor

“Kjo protestë vjen për arsye se disa herë kemi bërë kërkesa te KEDS deri më tash nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për furnizim me energji elektrike. Neve si fshat na u ka bërë e tepërt kjo punë sa herë organizohemi me kërkesa me peticione por deri më tash nuk kemi marrë asnjë përgjigje prej tyre. Është kërkesë e jona të intervenohet në rrjetin elektrik sepse po kemi dame të mëdha. Nuk ka një muaj që kemi pasur rastin që ka qenë rryma aq e dobët dhe të gjithë banorët kanë lajmëruar në KEDS që të ndalet rryma se të gjitha pajisjet ishin duke u djegur dhe ka pasur rrezik edhe tek shtëpia, për dëme kemi pasur të gjithë familjet, duke nisur prej televizorit, frigoriferit. Sa herë të ndalet rryma edhe në shkollë duhet të humbet procesi mësimor…. Kërkesë e jona është si fshat që të ndërrohen këto shtylla të vjetra, të ndërrohen kabllot dhe të ndërrohet edhe trafoja me një kapacitet më të madh dhe banorët të furnizohen në mënyrë të rregullt”, tha ai.

Si pasojë e këtij problemi me rrymë, banorja tjetër, Xhevahire Beqiri u shpreh se ka humbje të mëdha ekonomike duke përfshirë edhe dëmtimin e pajisjeve elektrike pas çdo ndalje të energjisë.

Nuk pranojmë në asnjë mënyrë të mbetemi pa shërbimet bazike elementare për të jetuar

“Ne si komunitet dhe si biznese sot jemi mbledhur këtë për të protestuar për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të tejzgjatura të energjisë elektrike. Ne si banorë nuk pranojmë në asnjë mënyrë të mbetemi pa shërbimet bazike elementare për të jetuar dhe banuar në këtë fshat. Kërkesa jonë është drejtuar institucioneve përgjegjëse që të kemi furnizim të rregullt me energji elektrike. Po ka humbje të mëdha ekonomike duke prishur pajisje elektrike që dëmtohen pas çdo ndalje të energjisë elektrike”, u shpreh Beqiri.

Ndërsa, Ymer Hajzeri theksoi se shuma e dëmeve materiale është 300 euro në shtëpinë e tij.

E kur moti është me reshje shiu apo borë banorët mbesin pa energji elektrike për katër ditë.

Këtë problem e kemi më shumë se 10 vite

“Më kanë djegur pajisjet shporet i rrymës, makina e larjes e shumë do pjesë tjera, kemi bërë ankesa në KEDS. Këtë problem e kemi më shumë se 10 vite. Një shi ose borë këtu rrymë nuk kemi e ndalin ka tre katër ditë.. Siç kanë filluar me këtë rrymë edhe pak si të zgjatet besoj që çdo banorë duhet me u largu prej fshatit. Kemi prishje për ditë, ne mezi i blemë ato sene e jo të na prishen çdo ditë shkaku i rrymës… Nën 200-300 euro nuk kemi shpëtua, janë blerë më shtrenjtë, por kushtojnë aq për me i rregullua”, tha Hajzeri.

Banorët e fshatit Koliq kanë paralajmëruar edhe protesta të radhës para KEDS nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.

Lidhur me këtë çështje, KosovaPress ka dërguar pyetje edhe në KEDS, por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri më tani. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keshilli i paqes per gazen trump kerkon 1 mld dollare nga shtetet qe duan nje vend te perhershem 696cffb3a4a04
Lajmi i mëparshëm

Këshilli i Paqes për Gazën, Trump kërkon 1 mld dollarë nga shtetet që duan një vend të përhershëm!

lajmi i fundit bastisje ne shtepine e gjykatesit gjoko ristov 696d0c796faac
Lajmi i radhës

LAJMI I FUNDIT/ Bastisje në shtëpinë e gjykatësit, Gjoko Ristov

Të fundit nga

ShkoLartë