protesta para kuvendit pritet mberritja e deputeteve qytetaret zhvendosen te hyrja kryesore kendojne ne kor parlament i krimit 6a5defcc01cdc

Protesta para Kuvendit/ Pritet mbërritja e deputetëve, qytetarët zhvendosen te hyrja kryesore, këndojnë në kor: Parlament i krimit!

July 20, 2026
1 minut lexim

Protestuesit janë zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kuvendit të Shqipërisë, aty ku pritet të kalojnë edhe deputetët për seancën parlamentare.

Sheshi përpara hyrjes kryesore të Kuvendit është mbushur me qytetarë, ndërsa perimetri i institucionit është rrethuar me masa të forta sigurie. Forca të shumta policie dhe barriera metalike janë vendosur për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar përplasjet.

Ndërkohë, efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë po ecin paralelisht me protestuesit, në përpjekje për të shmangur çdo konfrontim dhe për të ruajtur rendin gjatë tubimit.

Protestuesit vijojnë me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij, ndërsa situata pranë Kuvendit vijon të monitorohet nga afër nga autoritetet.

“Nuk na përfaqësoni! Arrestoni Ramën! Parlament i krimit! Arresto Ballukun! Parlament analfabet!”, ishin thirrjet e protestuesve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasada e kosoves angazhohet per kthimin e trupave te tre viktimave te aksidentit ne maqedonine e veriut 6a5def1744f3e
Lajmi i mëparshëm

Ambasada e Kosovës angazhohet për kthimin e trupave të tre viktimave të aksidentit në Maqedoninë e Veriut

shtrenjtohet nafta pas sulmeve te reja amerikane ne iran 6a5deff864ade
Lajmi i radhës

Shtrenjtohet nafta pas sulmeve të reja amerikane në Iran

Të fundit nga

Rrahje mes dy grupeve në Shuto Orizare

Katër persona janë përfshirë në një përleshje fizike pas një grindjeje verbale të mëparshme në zonën e Shuto Orizarit. Sipas informacioneve nga MPB, më 21 korrik 2026 në orën 00:20 te Seksioni
ShkoLartë