protesta para kryeministrise ne tirane hyn ne diten e 118 te 6ab6ecf73dbf6

Protesta para Kryeministrisë në Tiranë hyn në ditën e 118-të

September 25, 2026
1 minut lexim

Qytetarët u mblodhën sërish sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe marshuan drejt Kryeministrisë, në ditën e 118-të të protestave kundër investimit të planifikuar në Zvërnec.

Protestuesit vijuan ritualin e marshimit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kundërshtuar projektin turistik në zonën e Zvërnecit, politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Një i moshuar, foli për gazetarët nga sheshi “Skënderbej”, ku ndau përvojën dhe problematikat e tij me sistemin shëndetësor në vend.

Ndërsa, aktivisti Edison Lika në fjalën e tij para godinës së Kryeministrisë u ndal te incidenti me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në Nju-Jork.

Lika deklaroi se shqiptarët në SHBA e pritën Ramën me protesta dhe vezë, ndërsa tha se protestuesit i kanë përcjellë mesazhin se ai, sipas tyre, nuk përfaqëson më qytetarët shqiptarë.

Edhe në protestën e sotme, një pjesë e mesazheve janë përcjellë përmes pankartave të mbajtura nga protestuesit. Në to kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe shprehet kundërshtimi ndaj qeverisë.

Protesta e nisur më 31 maji ka parashtruar një seri kërkesash nga anullimi i ndryshimeve ligjore në ligjin për zonat e mbrojtura, te anulkimi i “paktës së maleve”, si edhe të kërkesa politike për largimin e klasës politike në vend.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta jo ne emrin tim edhe neper shi haziri ligji u dergua ne kuvend secili deputet le ta jape voten me bindjen e vet 6ab6ec774622f
Lajmi i mëparshëm

​Protesta “Jo në emrin tim” edhe nëpër shi, Haziri: Ligji u dërgua në Kuvend, secili deputet le ta japë votën me bindjen e vet

kushtetuesja ne bosnje ndalon financimin per lobim lidhur me shkeputjen e republikes serpska 6ab6ed35e080f
Lajmi i radhës

Kushtetuesja në Bosnje ndalon financimin për lobim lidhur me shkëputjen e Republikës Sërpska

Të fundit nga

ShkoLartë