protesta ne tetove ne sheshin iliria nuk ka vend per titon 6a3edd4de14f7

Protesta në Tetovë: “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”

June 26, 2026
1 minut lexim
IMG 8196
Screenshot

Bashkimi Demokratik për Integrim sot po proteston kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të 2007 për emërtimin e rrugëve në qytetin e Tetovës.

Protesta filloi nga sheshi i qytetit pastaj u zhvendos para Komunës së Tetovës.

Protestuesit në sheshin e Tetovës mbanin pankarta me mbishkrimet “Jugo VLEN TITO”, “Nuk ka paqe me nëçmimimim”, “Ivoja nuk është dëshmor i kombit tim”, “Në sheshin Iliria nuk ka vend për Titon”, “Nga Tetova nis rezistenca”.

Para qytetarëve foli Bajram Rexhepi nga BDI, ku tha se kërkojnë që të ripërsëritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Ky marsh protestues paqësor është thirrur si pasojë e revoltës qytetare që u krijua pas vendimit skandaloz të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit për emrat në qytetin e Tetovës. Ky marsh do të fillojë nga sheshi “Iliria” dje

Kërkesa jonë është që ky vendim të ripërsëritet që të mund të mbrojmë dinjitetin tetovarë. Komuna e Tetovës ka pas afat që të mund të përgjigjet dhe të reflektoj dhe nuk ka reflektuar për ofertën tonë për bashkëpunim. Me çka u detyruam të thirim qytetarët në protestë”, tha Bajrami.

I pyetur pse nuk organizojnë protestë para Gjykatës Kushtetuese, Rexhepi tha se Gjykata e ka thënë vendimin e saj”.

Rexhepi tha se revolta qytetare do të vijë vetëm duke u shtuar.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bill gates pranon lidhjet jashtemartesore me tri gra i perfshire edhe epstein 6a3ed32ea4a43
Lajmi i mëparshëm

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

sulmet drejt anijeve ne ngushticen e hormuzit trump irani shkeli marreveshjen 6a3eef48214bd
Lajmi i radhës

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Të fundit nga

ShkoLartë