protesta ne perkrahje te uck se ahmeti sot me mendje e zemer ne strasburg 69199bc1e2b82

Protesta në përkrahje të UÇK-së, Ahmeti: Sot me mendje e zemër në Strasburg

November 16, 2025
1 minut lexim

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se sot me mendje dhe zemër do të jetë në protestën e organizuar nga OVL UÇK në Strasburg.

Ahmeti tha se aty filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar.

“Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia. Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të dhe  dhe vendin e kanë në Kosovë ”, ka shkruar Ahmeti.

Ai theksoi pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë.

“Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare”.

Protesta mbahet sot nga ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ffk seshte enderr kosova eshte ne playoff per kupen e botes 69199bb40b894
Lajmi i mëparshëm

FFK: S’është ëndërr… Kosova është në Playoff për Kupën e Botës

kater veturat e shkelqyera elektrike me nje rreze veprimi vertet te tmerrshme 69199c8f6c046
Lajmi i radhës

Katër veturat e shkëlqyera elektrike me një rreze veprimi vërtet të tmerrshme

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë