protesta masive ne shba pas vrasjes se alex pretti it perplasje te forta me agjencine e emigracionit dhe doganave 6976580625ae9

Protesta masive në SHBA pas vrasjes së Alex Pretti-it, përplasje të forta me Agjencinë e Emigracionit dhe Doganave

January 25, 2026
1 minut lexim

Protesta të mëdha janë përhapur në dhjetëra qytete të Shteteve të Bashkuara, pasi Alex Pretti, 37 vjeç, u qëllua për vdekje nga agjentë federalë.

Demonstratat shpërthyen një ditë pas një marshimi masiv kundër Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE) në Minneapolis dhe u shtrinë në New York, Washington DC, San Francisco, Boston, Los Angeles dhe Providence. Pavarësisht temperaturave ekstreme, mijëra persona dolën në rrugë duke kërkuar drejtësi për Pretti-n dhe ndalimin e operacioneve të ICE.

Në Minneapolis, protestuesit u rikthyen në vendin ku Pretti u vra, duke ndezur qirinj dhe duke vendosur pankarta me mesazhin “Drejtësi për Alex Pretti”. Në New York, turma të mëdha u mblodhën në Union Square, ku u dëgjuan thirrje për shpërbërjen e ICE.

Në Washington DC, qindra persona protestuan përpara selisë së Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), ndërsa në San Francisco dhe Los Angeles protestat u shoqëruan me slogane kundër “terrorizimit të komuniteteve nga agjentët federalë”.

Sipas pamjeve video që janë bërë virale, Pretti shihet duke u përplasur në tokë nga agjentët federalë dhe më pas qëllohet disa herë. Analistë të pavarur kanë deklaruar se nga pamjet nuk duket se ai kishte armë në dorë në momentin e të shtënave.

Autoritetet federale pretendojnë se Pretti iu afrua agjentëve me një armë zjarri, por shefi i policisë së Minneapolis konfirmoi se ai ishte pronar ligjor i armës dhe me leje mbajtjeje, sipas ligjit të Minesotës.

Ngjarja ka ndezur debat të ashpër kombëtar mbi përdorimin e forcës nga agjentët federalë dhe rolin e ICE në qytetet amerikane.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sanksionet e detyrojne rusine ti rinxjerre ne perdorim avionet e epokes sovjetike 697656543cca7
Lajmi i mëparshëm

Sanksionet e detyrojnë Rusinë t’i rinxjerrë në përdorim avionët e epokës sovjetike

nga neser transportuesit e mallrave ne rajon bllokojne pikat kufitare 69765c1e183e4
Lajmi i radhës

Nga nesër, transportuesit e mallrave në rajon bllokojnë pikat kufitare

Të fundit nga

ShkoLartë