protesta kombetare per doreheqjen e rames hyn ne diten e 42 sot i bashkohen revoltes edhe shqiptare nga diaspora 6a51da040fcd9

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

July 11, 2026
1 minut lexim

Protesta kombëtare kundër qeverisë vijon edhe këtë të shtunë, duke hyrë në ditën e saj të 42-të. Organizatorët kanë njoftuar se në tubimin e sotëm do t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët prej kohësh janë përfshirë në mbështetje të kësaj kauze.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Një ditë më parë, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur slogane si: “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama jep dorëheqjen”.

Marshimi kaloi edhe në Rrugën e Kavajës, ndërsa protestuesit u ndalën për disa minuta në hyrje të zonës së njohur si Rruga e Ambasadave.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit hodhën akuza ndaj qeverisë për korrupsion dhe kërkuan ndryshime politike.

Aktivisti Visar Dalipi, duke iu drejtuar protestuesve me megafon, u bëri thirrje qytetarëve që pretendojnë se janë kërcënuar t’u drejtohen përfaqësive diplomatike. “Të gjithë ata që ndihen të kërcënuar dhe janë kërcënuar, duhet të bëjnë kërkesën në ambasadë”, deklaroi ai gjatë protestës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dita boterore e popullsise 6a51d9551a78d
Lajmi i mëparshëm

​Dita Botërore e Popullsisë

momente dramatike ne berlin kercenon se do e vrase nje burre merr peng nje grua ne nje supermarket 6a51da3051d1a
Lajmi i radhës

Momente dramatike në Berlin! Kërcënon se do e vrasë, një burrë merr peng një grua në një supermarket

Të fundit nga

​Dita Botërore e Popullsisë

Sot shënohet Dita Botërore e Popullsisë. OKB-ja vendosi 11 korrikun si Ditën e Popullsisë së Botës, për t’u kujtuar njerëzve se çdo njeri është i dobishëm, por ekziston vetëm një tokë për
ShkoLartë