protesta e pd se policia deklarate zyrtare jane plagosur 11 efektive u shoqeruan 23 persona 69753b9a5385a

Protesta e PD-së/ Policia deklaratë zyrtare: Janë plagosur 11 efektivë, u shoqëruan 23 persona

January 24, 2026
1 minut lexim

Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës së zhvilluar ditën e sotme, e thirrur dhe e organizuar nga Partia Demokratike, gjatë së cilës janë regjistruar akte dhune para Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e sulmeve me molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta, janë dëmtuar 11 punonjës policie, të cilët ndodheshin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e tubimit.

Efektivët e lënduar kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies, ku janë vizituar edhe nga Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, si dhe Zëvendësdrejtori për Rendin, Dashnor Muhaj.

Njoftimi i policisë:

Gjatë tubimit të sotëm, të thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike, si pasojë e sulmeve me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sallës së Kuvendit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për mbarëvajtjen dhe garantimin e protestës. Ata janë vizituar në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies nga Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, dhe Zëvendës/Drejtori për Rendin, Dashnor Muhaj.

Me gjithë thirrjet e vazhdueshme të Policisë, përmes qendrës së zërit, për të ndalur aktet e dhunës, ato vijuan, çka detyroi ndërhyrjen për shpërndarjen e turmës, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur menjëherë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të rendit.

Shërbimet e Policisë vijojnë veprimet përmes analizimit të pamjeve filmike, për identifikimin e personave që kanë sulmuar dhe kryer akte të dhunshme, si dhe për shoqërimin e tyre.

Deri në këto momente janë shoqëruar 23 persona, dhe gjatë verifikimeve të gjeneratës dhe moshës, njëri prej tyre ka rezultuar i mitur. Menjëherë janë njoftuar prindërit dhe, deri sa është marrë nga prindërit, i mituri nuk ka qenë i shoqëruar në dhomat e shoqërimit, por ka qëndruar në zyrën e pritjes së qytetarëve, derisa është marrë në dorëzim nga prindërit e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

banoret perballen me sfiden e buxhetit labinoti rruan njeren vetull 697528f3cae5d
Lajmi i mëparshëm

Banorët përballen me sfidën e buxhetit, Labinoti rruan njërën vetull

pritje spektakolare e shqiptarit ne greqi 69753bf480786
Lajmi i radhës

Pritje spektakolare e shqiptarit në Greqi

Të fundit nga

ShkoLartë