protesta e pd policia plan masash rruget qe do te bllokohen 697499143d323

Protesta e PD/ Policia plan masash, rrugët që do të bllokohen

January 24, 2026
min lexim

Sot në orën 17:00 Partia Demokratike do të zhvillojë protestën kombëtare të paralajmëruar para godinës së Kryeministrisë.



Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik dhe mbrojtjen e pronës private e publike.

Po ashtu Policia bën të ditur se nga ora 23:45, 23 janar, janë bllokuar lëvizjet dhe nuk lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”,

Gjithashtu njoftohet se nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të distancohen nëse gjenden përballë veprimeve të kunderligjshme që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e nesërme, i cili nis në orën 17:00 para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme dhe të nesërme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 23:45, të ditës 23 janar, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”,

-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Duke marrë shkas nga disa deklarata publike, i bejmë thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kunderligjshme që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

analiza e dw a do te sjellin bisedimet ukraine rusi fundin e luftes 69749607ab7f9
Lajmi i mëparshëm

Analiza e DW: A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?

kontrolli qe perfundoi ne menyre dramatike shoferi sulmon policin mpb me detaje 697499e2abbcb
Lajmi i radhës

Kontrolli që përfundoi në mënyrë dramatike: Shoferi sulmon policin, MPB me detaje!

Të fundit nga

ShkoLartë