protesta e opozites policia arreston 4 persona 694a6935ddeba

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

December 23, 2025
1 minut lexim

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e të hënës në Tiranë.



Që pas përfundimit të protestës, policia shoqëroi disa persona, pasi në fund të u hodhën molotovë e mjete piroteknike në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa u tentua që të kalohej kordoni i policisë në rrethim të godinës duke u përplasur edhe me forcat e rendit.

Policia njoftoi se si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy efektivë. Pas shoqërimeve në komisariat, shkuan dhe një grup deputetësh të Partisë Demokratike, që kërkuan të sqarojnë mbi rrethanet se përse u shoqëruan protestuesit.

Disa qindra qytetarë iu përgjigjën për rreth dy orë thirrjes së kryedemokratit Sali Berisha për të marrë pjesë në protestën kombëtare para Kryeministrisë. Kryetari i opozitës ka denoncuar vjedhjen e parave publike nga zyrtarët më të lartë të qeverisë, si dhe goditjen që po i bën Edi Rama, sipas tij, organeve të drejtësisë.

Berisha u bëri thirrje mbarë qytetarëve, intelektualëve në mënyrë të veçantë, të zhvishen nga konformizmi për të ardhmen e familjeve dhe shoqërisë shqiptare. Berisha i cilësoi Ramën dhe Rilindjen kufoma politike.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pudra e saj permbante azbestin johnson johnson urdherohet te paguaje 1 56 miliarde dollare demshperblim per pacientet me kancer ne shba 694a660631a8c
Lajmi i mëparshëm

Pudra e saj përmbante azbestin, Johnson & Johnson urdhërohet të paguajë 1.56 miliardë dollarë dëmshpërblim për pacientët me kancer në SHBA

kurti nga hajvalia siguria e begatia jetese dinjitoze per qytetaret 694a6b39140bd
Lajmi i radhës

Kurti nga Hajvalia: Siguria e begatia, jetesë dinjitoze për qytetarët

Të fundit nga

Joshua sfidon Furyn

Boksieri britanik Anthony Joshua përsëriti sërish dëshirën e tij për të dueluar me Tyson Fury. Një deklaratë që konfirmon objektivin e tij për një duel me patriotin e tij, pak ditë pas
ShkoLartë