protesta e opozites luciano boci mund te perhapet ne te gjithe kryeqytetin ne forma te ndryshme 6973ea1590bd2

Protesta e opozitës, Luçiano Boçi: Mund të përhapet në të gjithë kryeqytetin në forma të ndryshme!

January 23, 2026
min lexim

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, foli për protestën kombëtare të 24 janarit, e cila do të nisë në orën 17:00 para Kryeministrisë.

Boçi e cilësoi protestën si pjesë të një procesi që ka nisur më 22 janar me foltoret e PD-së dhe që do të vijojë me frekuenca të ndryshme deri në protesta të vazhdueshme.

Ai theksoi se pjesëmarrja dhe ritmi i protestës do të përcaktohen nga “revolta dhe zemërimi i qytetarëve”, duke shtuar se kryeqyteti mban peshën kryesore, por qytetet e tjera do të jenë gjithashtu të përfshira.

“Ka pritshmëri të mëdha nga qytetarët dhe politika për atë që ndërton protesta dhe rezultatet e saj. Kërkesa është e qartë: kjo qeverisje nuk ka më autoritet politik apo moral për të drejtuar vendin,” tha Boçi.

Ai theksoi gjithashtu gatishmërinë e Grupit Parlamentar të PD-së për të ndërmarrë akte të rëndësishme brenda Parlamentit dhe foli për rëndësinë e menaxhimit të protestës nga organizatorët politikë. Boçi kujtoi edhe protestën e 21 janarit 2011, duke theksuar se përgjegjësia për orientimin e masës është e organizatorit dhe jo e qytetarëve.

“Qytetarët kërkojnë zgjidhje politike të shpejtë, e dinë që pushteti përdor çdo mekanizëm për të ruajtur pozicionin e vet. Synimi ynë është që protesta të zhvillohet pa arrestime,” shtoi Boçi.

Ai nënvizoi gjithashtu rolin e SPAK-ut, duke theksuar se Prokuroria ka konfirmuar vazhdimisht korrupsionin dhe përfshirjen e kreut të qeverisë, pa u përdorur për qëllime politike.

Luçiano Boçi: Ka pritshmëri shumë nga ana e qytetarëve, ka pritshmëri politike për atë që ajo ndërton me rezultatet e saj dhe atë që ajo ndërton në vazhdimësinë e procesit të protestave. Kemi thënë që protesta është proces dhe jo një akt i vetëm. E kemi nisur në datën 22 kemi vazhduar me Foltoret, jemi para datës 24 dhe mund të vazhdojmë me frekuenca më të shtuar për të vijuar me protesta permanente. Kërkesa është e qartë, jemi në krizë politike apo edhe krizë korruptive. Kjo qeverisje nuk ka më autoritetin as moral, politik as ekzekutiv që të vazhdojë të jetë në drejtim.

Protesta ka shumë kombinacione dhe ka edhe pjesën e parë dhe pjesën e re. E reja pritet të ndodhë dhe e reja nuk paraflitet dhe pritet të ndodhë në Bulevard sepse gjithçka përcaktohet nga ajo që prodhon vetë revolta dhe zemërimi i qytetarëve, por edhe revolta dhe zemërimi politik, pra sipas dinamikës. Mund të ketë lëvizje, mund të qëndrojë po në bulevard, por mund të përhapet në të gjithë kryeqytetin në forma të ndryshme. Organizimi është tradicional që bëhet vazhdimisht, jo vetëm aktivizim i strukturave të PD, por edhe i qytetarëve qyteteve të tjera, por peshën kryesore e mban kryeqyteti.

Grupi parlamentar i PD ka shprehur gatishmërinë e tij si rrallëherë që të ndërmarrë akte të papara në Parlament sikurse ka vijuar betejat e veta brenda asaj hapësire që të lejon Parlamenti. Por këtu kemi edhe diskutimin që bëhet për 21 Janarin, por menaxhimin e një proteste e ka në dorë forca politike. Pra detaji vjen nga ai që e organizon, dhe unë e lidh që është organizuesi ai që mbart përgjegjësinë se si orienton masën. Pra kur gjykojmë një ngjarjes që ka ndodhur dhe ka pasur dhunë ekstreme duket sikur pesha e fajit i bie atij që ka qenë jo pjesë e protestës, ndërsa tani ngaqë nuk bëhen këto, pastaj i bie që vetë organizimi politik nuk e stimulon. Pra për të parë se kush janë fajtorët e 21 janarit e bëra këtë ballafaqim, përgjegjësia politike është ajo që e bën, pra qytetarët nga e kërkojnë pse nuk e bëjnë më të fortë, dhe ne themi se ka ritmet e veta. Por jo duke e lënë qytetarin veçmas sepse është drejtimi politik ai që duhet të jetë në skalionin e parë, në çdo aksion.

Protesta ka gamën e vet në mënyrën se si shfaqet. Protesta ka rëndësi që të dërgojë mesazhet e tyre. Dhe unë them që qëllimi është arritur dhe se protesta nuk do të ndalen. Kjo është e rëndësishme në këtë moment. Një tjetër element me rëndësi është edhe mënyra se si i qaset protestës faktori ndërkombëtar, mënyra si shprehur, shumë pranueshëm sepse nuk besoj se ju keni parë paralajmërime për qytetarët e tyre. Pasi herë të tjera i keni parë edhe qëndrimet në raport edhe me post protestë… Element me rëndësi është edhe ai i drejtësisë, në këtë rast drejtësia jo në autoritetin e saj, për të lozur një rol politik, por SPAK si një element që ka vërtetuar në vazhdimësi të gjitha akuzat, faktet dhe provat që ka dëshmuar PD për shkallën e madhe të korrupsionit dhe përfshirjen e vetë kreut të qeverisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

french montana i fut syrin tek princesha e dubait per guximin e saj 6973d7716947a
Lajmi i mëparshëm

French Montana i “fut syrin” tek princesha e Dubait për guximin e saj

toyota po zhvillon nje model te ri me motor te vendosur ne mes 6973eb4e553bb
Lajmi i radhës

Toyota po zhvillon një model të ri me motor të vendosur në mes

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 24 janar

Federata e Notit e Kosovës organizon ceremoninë “Laureatët e Vitit 2025”, një ngjarje solemne e dedikuar shpërblimit dhe vlerësimit të sportistëve, trajnerëve dhe kontribuesve më të dalluar në sportin e notit gjatë
ShkoLartë