protesta e opozites blindohet kryeministria polica zbulon rruget qe do te bllokohen 691af316c33cf

Protesta e opozitës/Blindohet Kryeministria, polica zbulon rrugët që do të bllokohen

November 17, 2025
1 minut lexim

Disa orë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, godina e Kryeministrisë është blinduar, pasi aty pritet të përqendrohen protestuesit.



Dyert e godinës janë blinduar, ndërsa është hequr po ashtu instalacioni i kërpudhës, për të shmangur dëmtimin e saj si në protestat e shkuara.

Ndërkohë Policia e Tiranë bën me dije se; “Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar autoritetet, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, konkretisht:

-nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.”

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

publikohet studimi kush flet me shume gjuhe plaket me ngadale 691af0060ee00
Lajmi i mëparshëm

Publikohet studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë

si ndihmon luften e ukraines ndalimi i cigareve elektronike ne britani 691af444ad8e2
Lajmi i radhës

Si ndihmon luftën e Ukrainës ndalimi i cigareve elektronike në Britani

Të fundit nga

ShkoLartë