protesta e opozites besart xhaferri mos thoni me cme duhet mua pas cdo vjedhje te madhe ka nje drame sociale 691b79757cfa2

Protesta e opozitës, Besart Xhaferri: Mos thoni më ç’më duhet mua! Pas çdo vjedhje të madhe, ka një dramë sociale

November 17, 2025
1 minut lexim

Deputeti demokrat Besart Xhaferri mbajti fjalën e tij në protestën para kryeministrisë të Partisë Demokratike.

Xhaferri iu drejtua edhe socialistëve, duke iu thënë se pas çdo vjedhje të qeverisë me PPP ka një dramë të madhe sociale.

Të rinjtë sot nuk munden të sigurojnë të ardhura mjaftueshëm për të shlyer qiratë mujore, prandaj u duhet të bëjnë disa punë.

Xhaferri: Arsyeja kryesore pse jemi në këtë shesh se Edi Rama kërkon ta kthejë parlamentin vetë m për hallet e tij. Sot kemi për hallet e qytetarëve shqiptarë. Pas çdo projekt që ka një vjedhje të madhe, ka një dramë të madhe sociale. Pas PPP është vjedhja e mld lekëve, e mijëra qytetarëve që humbin jetë. Shqiptarët janë kampion në Europë për numrin në gofund.me.

Me ndërtimet në Tiranë pastrohen paratë e inceneratorëve, të Ndragetas. Të rinjtë po kthehen në qiraxhinjtë e karteleve të drogës. Kartelet lëshuan armatën në 11 maj për të blerë vota për Edi Ramën.

Fëmijët tuaj detyrohen të bëjnë 2 3 punë për qiranë. Mos thoni më ç’më duhet mua, veç faturës së vjedhjes ka një dramë familjare, nga kriminalizimi masiv i shoqërisë nuk kamë më imunitet. Njerëzit që janë këtu do e ndalin këtë dramë të gjithë shoqërisë. Nuk do ikim nga ky shesh pa e rrëzuar Edi Ramën. Fitore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

WhatsApp Image 2025 11 17 at 17.45.06
Lajmi i mëparshëm

Intervistë ekskluzive/ Flet Adis Emruli, futbollisti shqiptar që po bën namin në Slloveni

milani po e konsideron rikthimin shokues te thiago silvas 691b79d9a8ac3
Lajmi i radhës

Milani po e konsideron rikthimin shokues të Thiago Silvas

Të fundit nga

ShkoLartë