protesta e fermereve greke bllokon segmentin kakavije janine nderpritet puna edhe ne piken kufitare 692bf4366caf2

Protesta e fermerëve grekë bllokon segmentin Kakavijë–Janinë, ndërpritet puna edhe në pikën kufitare

November 30, 2025
1 minut lexim

Për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar.

Si rjedhojë edhe ne piken kufitare puna do te pezullohet perkohesisht. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë, ben te ditur se nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se protesta do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në orën 22:00 me orën greke.

Njoftimi i Policisë:

Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.11.2025, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestimi i te riut qe festoi me flamurin kombetar shqiptar zv ministri iseni policia nderhyri sipas ligjit 692b9dd100b2f
Lajmi i mëparshëm

Arrestimi i të riut që festoi me flamurin kombëtar shqiptar, zv/ministri Iseni: Policia ndërhyri sipas ligjit

lionel messi mund te fitoje per here te pare titullin e mls se perballe do te kete legjenden gjermane 692bf493a92b0
Lajmi i radhës

Lionel Messi mund të fitojë për herë të parë titullin e MLS-së, përballë do të ketë legjendën… gjermane

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë