protesta e fermereve greke bllokojne rruget qe lidhin greqine me shqiperine duan uljen e kostove te prodhimit 694147a6962fe

Protesta e fermerëve grekë/ Bllokojnë rrugët që lidhin Greqinë me Shqipërinë, duan uljen e kostove të prodhimit

December 16, 2025
min lexim

Protestat e fermerëve vijojnë për të tretën javë radhazi në mbarë vendin, me bllokada në akse kryesore rrugore, kryesisht në Thesali, Greqinë e veriut dhe Peloponez, duke shkaktuar shqetësim serioz për funksionimin e ekonomisë, sidomos në prag të festave.

Sa u përket akseve kryesore që lidhen me Shqipërinë si çdo ditë mbyllet për disa orë pasdite rruga Kakavijë- Janinë, ndërsa edhe në pjesën e autostradës që lidh Kapshticën me Selanikun ka bllokime në 3 vende dhe lëvizja kryhet përmes rrugëve dytësore.

Fermerët kërkojnë ulje të kostos së prodhimit, mbështetje për energjinë dhe karburantin, si edhe ndërhyrje në skemën e subvencioneve, ndërsa në qendër të debatit është edhe skandali i zyrës publike të shpërndarjes së subvencioneve europiane OPEKEPE, ,që ka goditur profilin e qeverisë dhe ka shtuar mosbesimin.

Ministri i Bujqësisë ka ftuar dje fermerët në dialog, duke pranuar se disa kërkesa janë të arsyeshme dhe mund të zgjidhen, por duke vendosur kufij për çështje që lidhen me rregullat e BE-së dhe hapësirën fiskale. Prioritet për kryeministrin Mitsotakis mbetet hapja e rrugëve dhe shmangia e një goditjeje ekonomike gjatë sezonit festiv.

Ndërkohë, 3 sondazhe të orëve të fundit tregojnë mbështetje shumë të gjerë shoqërore për fermerët ku gati 8 në 10 të intervistuar i konsiderojnë të drejta protestat.

Në këtë klimë tensioni zhvillohet sot edhe greva 24-orëshe e konfederatave të nëpunësve të sektorit shtetëror ADEDY kundër projektbuxhetit 2026, me pjesëmarrjen e punonjësve të bashkive, mësuesve, personelit shëndetësor dhe pensionisteve etj.

Të dhënat e Eurostat hedhin dritë mbi arsyet e pakënaqësisë: Greqia renditet e dyta nga fundi në BE për pagën mesatare vjetore, ndërsa në terma të fuqisë blerëse është në vend të fundit. Sindikatat flasin për presion të padurueshëm ekonomik dhe kërkojnë rritje reale të pagave.

Nga ana e saj sot në mbrëmje në Parlament pritet të votohet buxheti për vitin e ardhshëm , që sipas qeverisë parashikon rritje ekonomike, masa për strehimin, lehtësime fiskale dhe rritje të të ardhurave, ndërsa partitë opozitare kanë shtuar kritikat e tyre duke treguar se nuk ka asnjë lehtësim real në jetën e përditshme të qytetarëve dhe se tensionet sociale rriten çdo ditë e mës humë ,për shkak të politikave të dështuara qeverisëse.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

DARKO
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Komuna e Butelit ndan mjete financiare për klubet sportive (FOTO)

tranzitet e rendesishme qe do te ndodhin ne astrologji pergjate vitit 2026 69414e1f3a240
Lajmi i radhës

Tranzitet e rëndësishme që do të ndodhin në astrologji përgjatë vitit 2026

Të fundit nga

Real Madridi zgjedh Alvaro Arbeloan

Sipas raportimeve të ‘El Chiringuito TV’, drejtuesit e Real Madrid kanë identifikuar trajnerin e skuadrës së rezervave, Alvaro Arbeloa, si kandidatin kryesor për drejtimin e ekipit të parë në rast se Xabi
ShkoLartë