protesta e fermereve bllokohet per 5 ore aksi kakavije janine 692ebac9148a7

Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë

December 2, 2025
1 minut lexim

Policia Kufitare Kakavijë njofton se autoritetet greke kanë informuar, përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, se sot nga ora 16:00 deri në 21:00 (me orën greke) aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në zonën e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar. Shkak për mbylljen e qarkullimit është protesta që fermerët grekë do të zhvillojnë në këtë segment rrugor.



Gjatë orëve të bllokimit do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet që paraqesin emergjenca shëndetësore, ndërsa për të gjitha mjetet e tjera trafiku do të jetë i ndaluar.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe u rekomandon të planifikojnë udhëtimet drejt ose nga Greqia në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe situatat problematike.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

veliaj le qeline paraqitet ne seancen paraprake ne gjkko 692eb99662671
Lajmi i mëparshëm

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

trapezaria dhe dhoma e ndenjjes ne nje hapesire ja si ti mobiloni 692ebcd193529
Lajmi i radhës

Trapezaria dhe dhoma e ndenjjes në një hapësirë: Ja si t’i mobiloni

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë