Banorët e Durrësit kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë përpara bashkisë.
Protestë e cila ka ardhur pas përmbytjeve të ditëve të fundit të ndodhura në këtë qytet.
Gjatë protestës, qytetarët kanë hedhur në drejtim të Bashkisë së Durrësit domate dhe letra higjienike.
Protestuesit kërkojnë vlerësim të plotë të dëmeve dhe dëmshpërblim nga ana e institucioneve.
Burimi: botasot.info


