protesta e 22 dhjetorit murrizi do marr pjese por nuk i perkas asnje grupimi politik 69440394bb5ca

Protesta e 22 dhjetorit, Murrizi: Do marr pjesë, por nuk i përkas asnjë grupimi politik

December 18, 2025
1 minut lexim

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka folur lidhur me protestën e 22 dhjetorit të thirrur nga PD dhe lëvizjet politike të Ervin Salianjit.

Ai deklaroi se do të marrë pjesë në protestën e së hënës, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit.

Ndërsa lidhur me Salianjin, Murrizi u shpreh se është kundër përjashtimit të tij, ndërsa bëri me dije se do të votojë kundër, pasi është person që ka dhënë kontribut në PD.

“Skam munguar në asnjë protestë. Çdo shqiptar duhet të dalë në protestë për veten, jo për të kënaqur Hysenin apo Hasanin.

Nuk e di nga e morën mediat lajmin ‘përjashtohet Salianji’. Në statutin e PD nuk ka përjashtim për të anëtarësuarit në PD. Nëse do ketë diskutimi të tillë, unë jam kundër dhe do të votoj kundër përjashtimit të një personi që ka dhënë kontribut në PD. Nga të gjithë këta sot, përfshirë edhe Salianjin që ka qenë pjesë e stafit, janë gëzuar shumë kur kanë përjashtuar Murrizin në 2019. Jam përjashtuar 2-3 herë, mua s’ma ndjen fare. Përjashtimi është nocion komunist. Besoj që edhe anëtarë të tjerë të Këshillit Kombëtar nuk do të jenë manekinë për të çuar dorë në një gjë që e dëmton PD-në.

Unë nuk i përkas asnjë grupi brenda PD. Foltoret janë shndërruar në Faltore, apo Telalltore. S’kam kohë të tepërt të dëgjoj njerëz që në monotonie e tyre të bezdisin t’i dëgjosh në gosti, sesa t’i dëgjoj në Foltore. Protestë po, foltore jo”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fillon rrenimi i ndertimeve te egra ne qytetin e kumanoves 6944018f13cc6
Lajmi i mëparshëm

Fillon rrënimi i ndërtimeve “të egra” në qytetin e Kumanovës

interi synon te fitoje superkupen italiane 694403f41e3d9
Lajmi i radhës

Interi synon të fitojë Superkupën Italiane

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e premte 19 dhjetor 2025

Dite vendimtare kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do vendosen për ta kështu qe çdo hap duhet hedhur i mirëmenduar. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë verbërisht

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0°C. Ndërkaq ato
ShkoLartë