propozimi i lsm se nuk u pranua punedhenesit nuk ishin te gatshem te diskutojne per pagen minimale 688a6061a40a3

Propozimi i LSM-së nuk u pranua, punëdhënësit nuk ishin të gatshëm të diskutojnë për pagën minimale

July 30, 2025
1 minut lexim

Nuk ka gjasa që paga minimale në vend të rritet në 500 euro, e as që pagat tjera të rriten për 100 euro, siç kërkoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Në Këshillin Ekonomiko-Social, propozimi i sindikalistëve nuk u pranua, pasi punëdhënësit nuk ishin të gatshëm të diskutojnë rreth pagës minimale.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, tha se madje janë qortuar se kanë kërkuar shumë, dhe se ka pasur akuza për politizim të kërkesave.

Trendafilov tha se punëtorët në vend, sipas të gjitha gjasave, do të vazhdojnë të kenë pagën më të ulët në rajon, që sipas tij janë “për tokë”, për shkak se periudha është e shkurtër deri në shpalljen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor. Deri në mes të muajit të ardhshëm do të mbahet një seancë e Kryesisë dhe e Këshillit të LSM-së, ku do të vendoset për hapat e mëtejshëm.

Nga Konfederata e Sindikatave të Lira thanë se e kishin mbështetur pikën për pagën minimale që të futet në rend dite, por punëdhënësit nuk lejuan që për të të votohet.

Qeveria, nga ana tjetër, qëndron në qëndrimin se ua lë sindikatave dhe punëdhënësve që të merren vesh, pasi vetë nuk mund të mbajnë anë. Ata theksuan se megjithatë ka pasur rritje të pagave në një pjesë të administratës publike.

Në seancë është miratuar edhe metodologjia sipas së cilës do të llogaritet shporta e shpenzimeve të Qeverisë. Ndërsa një seancë e re e Këshillit Ekonomiko-Social pritet të mbahet deri në fund të javës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zyrtari izraelit izraeli mund te aneksoje pjese te gazes 688a5fe90079f
Lajmi i mëparshëm

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

mendimi per motin kryesisht me vranesira te enjten nga e premta me shume diell 688a60d9a3ab8
Lajmi i radhës

Mendimi për motin: Kryesisht me vranësira të enjten, nga e premta më shumë diell

Të fundit nga

ShkoLartë