propozim ligji per pozita udheheqese konsiston ne profesionalizem jo partizim 6970de4b60d0a

Propozim-ligji për pozita udhëheqëse konsiston në profesionalizëm, jo partizim

January 21, 2026
1 minut lexim

Shkup, 21 janar – Pozitat udhëheqëse të rregullohen sipas meritës dhe profesionalizmit, parashikon propozim-ligji për pozita drejtuese në administratën shtetërore. Paralel me këtë tentohet edhe rritja e cilësisë, transparencës dhe së fundmi ngritja e efikasitetit në shërbimet publike.

Ky propozim-ligj që përfshin drejtues në ministri, organe me përbërje të ministrive dhe organet të pavarura, është përgatitur në harmoni me standarde evropiane.

“Vëmë kritere më të qarta dhe më të unifikuara për zgjedhjen e drejtorit, sekretarëve shtetërorë dhe anëtarëve kolegjial të organeve të administrimit shtetëror, por edhe për anëtarët e këshillave drejtues, pas të cilëve deri më tani nuk ka ekzistuar thuaja asnjë rregull. Parimi i sistemit të meritës mbetet rregull, ndërkaq ai që do të udhëheqë duhet të dijë edhe të japë përgjegësi.”, – deklaroi ministri i Administratës Informatike, Goran Minçev.

Ky propozim-ligj pritet të avancojë edhe sundimin e së drejtës, thonë nga Qeveria.

“Aspekt i rëndësishëm i reformave në administratën publike është përmirësimi i udhëheqësisë me institucionet publike, që janë pjesë e organeve të administratës shtetërore, puna e tyre dhe disponimi me resurse. Reformat janë proces që vazhdojnë, që për qëllim mbetet përmirësimi i punës dhe funksionimit të Administratës Publike, gjersa sundimi i ligjit dhe menaxhimi i mirë mbeten me rëndësi të madhe në zhvillimin afatgjatë të shtetit.”, – theksoi sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev.

Me këtë propozim-ligj vihet në përpjekje tendenca për të zgjidhur vakumin juridik institucional, respektivisht, vënien e kufirit mes profesionalitetit dhe ndikimit politik në administratën shtetërore dhe publike, u tha në debat për propozim-ligjin në fjalë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

italia do e refuzoje bordit te paqes per gazen pengese edhe kushtetuta 6970de020ab0d
Lajmi i mëparshëm

Italia do e refuzojë Bordit të Paqes për Gazën, pengesë edhe kushtetuta

kthehet ne funksion a3 kek thote se po operon me 5 njesi 6970deee3db2c
Lajmi i radhës

Kthehet në funksion A3, KEK thotë se po operon me 5 njësi

Të fundit nga

Ja kush ishte Enver Idrizi në vitin 1987

Karriera e Enver Idrizit është po aq interesante sa edhe madhështore.  Legjenda e karatesë shqiptare, në atë periudhë, ishte pjesë edhe e një klubi nga Bosnja dhe Hercegovina, Studenti nga Mostari. Më
ShkoLartë