pronari la cigaren ndezur zbardhet shkaku i zjarrit ne apartamentin ne lezhe 6aef699bcab32

Pronari la cigaren ndezur, zbardhet shkaku i zjarrit në apartamentin në Lezhë

November 7, 2026
1 minut lexim

Policia ka zbardhur detajet e zjarrit në Lezhë, ku mësohet se pronari i banesës ka harruar një cigare ndezur dhe ka shkaktuar zjarrin.

“Lezhë/Informacion paraprak. Më datë 07.11.2026, rreth orës 16:30, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, në banesën e shtetasit A. L., dyshohet se, si pasojë e një cigareje të lënë ndezur prej tij, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme materiale në banesën e shtetasit A. L. Zjarri është fikur nga shërbimet e Zjarrfikëses.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit, duke parandaluar pasoja të mëtejshme.

Për shkak të tymit, disa shtetas, banorë të këtij pallati, kanë shfaqur shenja asfiksimi dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. L. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidentja shiroka pula priti ne takim besiana kadarene 6aef6940e730c
Lajmi i mëparshëm

Presidentja Shiroka Pula priti në takim Besiana Kadarenë

masakra ne krakov detajet rreth sulmuesit u publikuan 6aef69e6175a5
Lajmi i radhës

​Masakra në Krakov, detajet rreth sulmuesit u publikuan

Të fundit nga

ShkoLartë