promovohet sistemi elektronik per evidentim dhe menaxhim te kerkesave per listen e barerave 68d3eb6d912fa

Promovohet sistemi elektronik për evidentim dhe menaxhim të kërkesave për listën e barërave

September 24, 2025
1 minut lexim

Moduli i ri informativ elektronik “Sistemi për evidentim dhe menaxhim të kërkesave për Listën e babrërave” është promovuar sot në Ministrinë e Shëndetësisë. Me modulin, siç tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në konferencë për shtyp, për herë të parë fillohet me digjitalizimin e procedurës për vënien e medikamentit të ri në listë pozitive.

Ai theksoi se moduli është përpunuar nga Drejtoria për shëdnetësi elektronike, në bashkëpunim me Sektorin për farmaci në Ministrinë e Shëndetësisë, do të jetë i kapshëm publikisht në faqen e internetit të Ministrisë (www.lekovi.zdravstvo.gov.mk) dhe do të jetë në funksion menjëherë pasi që të hyjnë në fuqi ndryshimet e rregullës me të cilën rregullohet kjo procedurë, ndërkaq e cila pritet këto ditë të publikohet në Gazetën zyrtare.

“Moduli mundëson parashtrim elekltronike të kërkesave dhe futjes në sistem të dokumentacionit të domosdoshëm për medikamentin, që deri më tani ishte vetëm në formë me shkrim. Me këtë arrihet përparim i konsiderueshëm në digjitalizimin e proceseve të ndara të procedurës standarde operative të procedurës së rregullt”, theksoi Aliu.

Potencoi se bëhet fjalë për evidentim të parë elektronik dhe menaxhim me kërkesat për Listën e barërave në sistemin nacional, me çka mundësohet edhe transparencë e procesit përmes portalit të kapshëm publik dhe ndjekje e proceseve të dnara dhe të përparimit të procedurës në kohë reale.
Aliu tregoi për përfitimet e e-modulit të ri, dhe ato janë: menaxhim mi përmirësuar me kërkesat për Listën e barërave dhe efikasitet të procedurës, pakësim i barrës administrative për kompanitë farmaceutike të cilat lajmërohen si aplikuese në procedurë, transparencë të procedurës dhe këmbim i informatave, evidencë e saktë dhe menaxhim me parashtresat dhe qasje e lehtë drejt të dhënave dhe avancim i qasjes për barërat në listën pozitive.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

do te kete pergjegjesi nese ka pasur leshime thote ministri i shendetesise per rastin e 7 vjecares ne tetove 68d3e5a39be4d
Lajmi i mëparshëm

“Do të ketë përgjegjësi nëse ka pasur lëshime”, thotë ministri i Shëndetësisë për rastin e 7-vjeçares në Tetovë

kryeparlamentari gashi takohet me drejtorin e ndi se per forcimin e transparences dhe pjesemarrjes qytetare 68d3f20f77044
Lajmi i radhës

Kryeparlamentari Gashi takohet me drejtorin e NDI-së për forcimin e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare

Të fundit nga

ShkoLartë