promovohen targat e veturave zyrtare fetai sdo te kete me keqperdorime 68c02c31c337a

Promovohen targat e veturave zyrtare, Fetai: S’do të ketë më keqpërdorime

September 9, 2025
1 minut lexim

Targa me ngjyrë të kuqe, me numra dhe shkronja të shkruara me të verdhë, të cilët janë tejet të dallueshme nga targat e zakonshme të automjeteve. Kështu duken automjetet e para zyrtare në pronësi të shtetit të cilave iu vendosën targat e reja.

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, përshëndet këtë veprim, duke thënë se i njëjti njëherë e përgjithmonë do t’i japë fund keqpërdorimit të automjeteve zyrtare.

“Unë mendoj se me identifikimin e veturave zyrtare përmes tabelave të veçanta merr fund një abuzim, i cili ishte karakterizuar me qeverisjen paraprake dhe nuk do të ketë më fenomene të tilla, pasi që qytetarët, mediat dhe kështu me radhë do të jenë në gjendje për të identifikuar veturat zyrtare në çdo moment.”, – u shpreh zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.

Për momentin në vend nuk ka regjistër përmes së cilës do të vërtetohet numri i saktë i automjeteve zyrtare në pronësi të shtetit. Sipas autoriteteve numri i automjeteve zyrtare lëviz prej 7 deri më 7.500 automjete zyrtare, por numri i saktë i tyre do të dihet deri në fund të këtij viti, ku MPB-ja do ta përpilojë regjistrin e parë të automjeteve zyrtarë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne kuvend deri me tani nuk eshte dorezuar rezoluta per vijat e kuqe qe e paralajmeron lsdm ja 68c02b96d9598
Lajmi i mëparshëm

Në Kuvend deri më tani nuk është dorëzuar rezoluta për vijat e kuqe që e paralajmëron LSDM-ja

armando pali mbeti i vrare ne shkoder flet miku i te ndjerit takimi me shenjestren ka qene rastesor 68c02d9575418
Lajmi i radhës

Armando Pali mbeti i vrarë në Shkodër, flet miku i të ndjerit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

Të fundit nga

Simon Cowell tregon planet e martesës

Simon Cowell ka zbuluar së fundmi se lutet çdo natë që nga momenti kur ka gjetur besimin te Zoti. Gjithashtu ai ka folur për dietën e tij strikte me vetëm 1 mijë
ShkoLartë